Flash

Zbulohen shoqëruesit e Meghan Mrkle dhe Price Harry

Lapsi.al 27 April 2018
Zbulohen shoqëruesit e Meghan Mrkle dhe Price Harry

Princi Harry ka zbuluar më në fund se kush do të jetë njeriu që do të shoqëroj në dasmën e tij me Meghan Markle. Harry ka zgjedhur vëllain e tij, Prince William për të pasur nderin të qëndrojë pranë. Sigurisht që të gjithë prisnin atë, por tani është zyrtare me një deklaratë nga Kensington Palace, "Princi Harry ka kërkuar që Princi William i Kembrixhit të jetë njeriu që do të shoqëroj në dasmën me znj. Meghan Markle."

Megjithëse, roli i personit shoqërues zakonisht nuk ekziston në dasma mbretërore britanike, Princi William zgjodhi Princ Harry-n për këtë, kur ai u martua me Kate Middleton në vitin 2011 dhe pritej që Harry do të bënte të njëjtën gjë.

Edhe Princi William ka sqaruar se do të jetë afër vëllait të tij sa herë të jetë e nevojshme. "Marrëdhënia jonë është më afër sesa ka qenë për shkak të situatës me të cilën kemi kaluar. Humbja e nënës sonë në një moshë të re, na ndihmon të udhëtojmë së bashku me atë kujtim dhe mungesë të vështirë. Kur në familje kalohen gjërat së bashku, bëhesh më i fortë dhe i përballon situatat më mirë, duke u bërë kështu më i afërt me vëllain tënd. Kjo është gjëja kryesore për të qenë një vëlla apo bashkëshort i mirë, ndodh ndonjëherë që dikush të jetë më mirë, e tjetri keq, por ajo që ka rëndësi është se përkrahni gjithmonë njeri-tjetrin.”

Në dasmën mbretërore në vitin 2011, Kate e shkeli për herë të parë zakonin e familjes mbretërore për të pasur

Një shoqëruese në dasmën e saj me Princin William, ajo zgjodhi pikërisht motrën e saj Pippa Middleton. Princi William zgjodhi vëllain e tij, ndaj edhe Meghan Markle duhet të ketë dikë patjetër, por kush do jetë vallë?

Ndërkohë që identiteti i shoqërueses së nderit të Markle-it mbetet i fshehtë, disa emra që janë konsideruar si më pranë kësaj zgjedhje kanë pushtuar mediat britanike këto kohë.

Meghan do të zgjedhë "një nga miqtë e saj më të ngushtë që ka qëndruar pranë saj për shumë vite përpara se të takohej me Harry.

Shumë po spekulojnë se Markle do të emërojë miken e saj më të mirë, Jessica Mulroney. Të dyja besohet të jenë takuar në vitin 2011, rreth kohës që Markle u zhvendos në Toronto, për të marrë pjesë në disa sfilata. Që atëherë ato kanë qenë shumë të lidhura me njera-tyjetrën dhe gjithashtu, mikja e saj dhe bashkëshorti i saj kanë qenë të vetmit persona të cilët I ndihmuan për të ruajtur fshehtësinë e lidhjes së tyre. Edhe në pregatitjet e dasmës ajo po e ndihmon shumë Meghan, madje dhe zgjedhjen e fustanit e bërë së bashku.

Të këshilluara

Irina Shayk tregon sekretin e formave të saj

Modelja 32-vjeçare mirëpriti fëmijën e saj të parë me Bradley Cooper, vajzën Lea de Seine, në mars 2016. Ajo arriti linjat trupore në pak kohë, duke na bërë të ...

17:01

Rikthehen Abba-t

ABBA ka njoftuar për incizimin e këngës së re. Grupi legjendar ka njoftuar se do të ngjitet në skenë për herë të parë që prej 35 vjetësh.“Vendimi për të vazh...

16:04

Irina Shayk: Sekreti i linjave perfekte

Modelja 32-vjeçare mirëpriti fëmijën e saj të parë me Bradley Cooper, vajzën Lea de Seine, në mars 2016. Ajo arriti linjat trupore në pak kohë, duke na bërë të ...

14:33

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI