Flash

Kim Jong-Un viziton nesër Korenë e Jugut, merr me vete edhe një tualet

Lapsi.al 26 April 2018
Kim Jong-Un viziton nesër Korenë e Jugut, merr me vete edhe një

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un do të takohet me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, ditën e nesërme. Bashkë me diktatorin, në këtë takim do të jetë edhe bashkëshortja e tij si dhe një ekip me zyrtarë të lartë.

Mediat ndërkombëtare kanë zbuluar një gjë interesante për këtë takim. Lideri komunist do ta sjellë me vete edhe një tualet.

The Washington Post shkruan që Kim nuk përdor tualete publike pasi nuk dëshiron të lë prapa mbetjet e tij fekale, pasi ato përmbajnë informacione rreth shëndetit të tij të cilat ai dëshiron t’i mbajë sekret.

Madje, sipas këtij raporti, Kim nuk përdor tualetet publike as brenda shtetit të tij. Në samitin e nesërm pritet të diskutohet për përfundimin zyrtar të luftës me dy vendeve si dhe ndaljes së programit për armët bërthamore.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI