Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

Fakti / U bojkotua apo jo nga deputetët gjermanë darka e Ramës në Berlin?

Lapsi.al 26 April 2018
Fakti / U bojkotua apo jo nga deputetët gjermanë darka e Ramës

Në Tiranë po zhvillohet një debat i zjarrtë nëse një pjesë e deputetëve të djathtë të Bundestagut e bojkotuan darkën e shtruar nga ambasada shqiptare në Berlin për nder të vizitës së Ramës. Mediat pranë PD-së kanë dhënë versionin e tyre duke gjetur madje edhe shkakun e bojkotit: Restoranti shumë i shtrenjtë që ka rrevoltuar ligjvënësit gjermanë. Ato shtuan madje se Rama ka mbetur në tryezë vetëm me Fugën dhe Taulant Ballën.

Krahu i qeverisë e ka hedhur poshtë këtë lajm duke nënvizuar se ky është një "fake news" i prodhuar nga zyrat e opozitës.

Po si qëndron e vërteta?

Atë ka në dorë ta zbardhë vetëm Edi Rama dhe stafi i tij. Ata kanë botuar gjatë ditës së sotme një album të plotë fotografish (fotot poshte) nga takimet me Merkelin, kreun e parlamentit Schäublen, deputetët social demokratë dhe ata konservatorë, madje edhe me armikun e shpallur Günther Krichbaum.

Po në këtë album mungonin vetëm fotot nga darka e shumë diskutuar. Rama dhe stafi i tij mund t'i botojnë edhe këto foto nga darka e famshme për të zbardhur realisht se me kë ka trokitur gotat kryeministri në Berlin.

©Lapsi.al

https://youtu.be/D4AEw0OcKsU

Të këshilluara

Korrupsion në Këshillin e Evropës

Në vitin 2013, ish-deputeti i Bundestagut i CSU-së, Eduard Lintner drejtoi një mision vëzhgues zgjedhjesh në Azerbajxhan. Vlerësimi i tij, pasi Presidenti Ilham...

15:19

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI