Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

Rama po takson shqiptarët, për të pasuruar pronarët (natyrisht të mediave)!

Lapsi.al 25 April 2018
Rama po takson shqiptarët, për të pasuruar pronarët

Të martën, në komisionin parlamentar të mediave, u zhvillua një diskutim gjysëm tinzar dhe gjysëm i pafajshëm, ndërmjet deputetëve të PS-së. Disa mbronin idenë se taksa për televizionin, që u merret shqiptarëve sëbashku me faturën e dritave, duhet shtuar dhe disa të tjerë, se ajo duhej të mbetej aq sa është: pra 1 mijë lekë të vjetra. 

Por, përtej kësaj përplasjeje, në sipërfaqe xhenuine, fshihet një nga projektet me djallëzore që po përpilohet në zyrën e kryeministrit. Ai është i thjeshtë: nëse deri më tani taksapaguesit derdhnin para vetëm për të financuar TVSh-në, ata këtej e tutje do duhet të paguajnë dyfishin dhe më shumë, që pjesa e vjelë e parave të shkojë në xhepat e pronarëve të mediave private.

Tani është një “sekret publik”, nuk ka gazetar që nuk e di, se bosët kryesorë të mediave në vend kanë zhvilluar disa takime në zyrën e kryeministrit për të vënë në jetë projektin që i lejon atyre të pasurohen me taksat e shqiptarëve.

Natyrisht, kushdo e kupton që ky projekt i çartur është një grabitje e pastër. Kushdo është i ndërgjegjshëm se kjo është përpjekja e fundit për kapjen e televizioneve më të mëdhej në vend që edhe kështu siç janë, ngjajnë përditë e më shumë me ER TV. Kushdo s’mund të ketë asnjë dyshim, se kemi të bëjmë me një nismë që shkallmon tregun, ul edhe atë pak transparencë që ka mbetur dhe e bën qeverinë pronare reale të ekraneve kryesore të Shqipërisë.

Por, thënë këto, problemi është edhe me i rëndë.

Sepse ai lidhet me një strategji të qartë, të ravijëzuar që në fillim të pushtetit të saj nga klika ramiste, për t’i përqëndruar mediat vetëm në pak duar në mënyrë që t’i kontrollojë më lehtë.

Plot tre vite më parë, në maj të 2015, socialistët dolën në skenë me atë që shumëkush sot e ka harruar dhe që u njoh si amendamenti Balla. Atëherë, nën trysninë e lobeve  mediatike, Taulant Balla propozoi shfuqizimin e nenit 62 të ligjit për mediat audiovizive.

Në thelb, ky nen ishte konceptuar për promovimin e pluralizmit në media. Ai ndalonte që televizionet kombëtare dhe platformat dixhitale të ishin nën kontrollin e një njeriu të vetëm (asnjë pronar nuk lejohej të kishte më shumë se 40%) për të mos i përdorur ato si kioska për përfitimet e familjes së vet biologjike, si shantazh për leje ndërtimi, koncesione etj.

Fakti që një eksponent i rëndësishëm i mazhorancës (natyrisht jo me kokën e tij) donte t’i vinte shkelmin këtij kushti thelbësor për lirinë e mediave, i alarmoi institucionet ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, edhe Këshilli i Europës edhe OSBE ngritën zërin për përqëndrimin e pushtetit mediatik në dorën e një grupi të vogël njerëzish. Alarmet e tyre natyrisht nuk u shikuan dhe dëgjuan nga shumica e teleshikuesve shqiptarë, sepse pothuajse askush nuk i transmetoi ato.

Megjithëatë, shumica ramiste, falë presionit ndërkombëtar u duk sikur u tërhoq. Por vetëm përkohësisht. Atë nismë që s’e realizoi dot me dorën e deputetëve, kryeministri e zgjidhi me ndihmën e gjyqtarëve, që sot i anatemon aq shumë. Për një nga turpet e saj më të mëdha, Gjykata Kushtetuese, të cilën sot po e shkërmoq vetingu, vendosi fiks ashtu siç kishte kërkuar Taulant Balla, t'a shfuqizonte nenin e famshëm 62.

Lexo më tej:

Pse Taulant Balla propozon një “grusht shteti” mediatik

Ajo i hapi rrugë grumbullimit të pushtetit mediatik në pak duar. Ajo sanksionoi me këtë vendim të kërkuar nga qeveria, se jo vetëm që televizionet më të mëdhenj në vend mund të jenë pronë e një aksioneri, por edhe gjendjen aktuale, pra, që ato t’i shërbejnë një familjeje të vetme. Kushdo që punon sot në një nga këto media e ka parë se ato janë kthyer në zyra punësimi të grave apo motrave, kunetërve apo vëllezërve, bijve apo bijave, nuseve apo dhëndurëve të pronarëve. Kushdo që ndjek trajektoren financiare të tyre, e di mirë se ato nuk i shërbejnë asnjë gjëje tjetër veçse interesave, tenderave, lejeve, koncesioneve apo PPP, që çojnë para në llogaritë e aksionerëve të vetëm.

Pikërisht këtë deformim të madh që u ndodhi mediave në epokën Rama, e vuri re edhe një studim i fundit investigativ mbi “Monitorim e Pronësisë së Medias- Shqipëri” që u publikua nga BIRN (shiko shkrimin poshtë). Ai theksonte me shqetësim se vetëm 4 familje kanë në territorin shqiptar monopolin e informimit, duke arritur shifrën e frikshme deri në 58% të audiencës kombëtare.

Pra Rama e realizoi edhe në sferën mediatike skemën e njohur: ashtu sikurse kontrollon ekonominë, duke zhvatur të vegjlit t' u dhënë një grushti oligarkësh, po me të njëjtën mënyrë, ai monopolizoi dhe informacionin.

Lexo më tej:

Skandali / Tre familje, Hoxha, Frangaj, Dulaku kontrollojnë tregun televiziv

Pas kësaj, pas arritjes së këtij synimi, fillon faza e dytë, ajo e korruptimit deri në palcë të kësaj bande të vogël pronarësh. Asnjëri prej tyre nuk mund të ngrejë dorën për të thënë se nuk ka përfituar, në këto pesë vite, qoftë edhe një pasuri publike (përpos liçencës televizive) ndërsa më të mëdhenjtë kanë gllabëruar lejet e kullave të Tiranës dhe fondet e projekteve 1 miliard euro.

Por, sikur e gjitha kjo badërdi të mos mjaftonte, Edi Rama po planifikon tani shtrëngimin edhe më të prangave të lirisë së shtypit, duke dashur t’i riblejë këta pak pronarë me shtimin e taksës së qytetarëve për aparatet e televizivë që kanë në shtëpi.

Projekti është në fazë të avancuar dhe të gjitha palët po fërkojnë duart. Të vetmit që trajtohen si viktima janë si gjithmonë, ata më të dobtit, në këtë rast telespektatorët.

Ata jo vetëm janë zhveshur nga mundësia e një pushteti të katërt të pavarur, aq të domosdoshëm në një demokraci, ata jo vetëm janë privuar nga një informim i drejtë dhe i ndershëm, por tani, kulmi i kulmeve, duhet të paguajnë nga xhepat e tyre atë që fitojnë gjatë ditës, për të dëgjuar gënjeshtra kur hapin TV-në në darkë.

Dhe e dini se përse do të shërbejë kjo shifër afro 10 milionë euro që do të ndahet çdo vit vetëm mes pak pronarëve mediatikë?

Për t'a kuptuar vlen një histori e shkurtër. Kur disa zëra të dobët publikë dhe më pas opozita denoncuan skandalin e dhënies me koncesion të inceneratorëve për djegjen e plehrave, skandalin e parave të zhdukura, moszbatimin e rregullave të tenderimit ndërkombëtar dhe së fundi rrezikun për mjedisin, disa nga televizionet më të mëdha në vend, përgatitën njëri pas tjetrit, reportazhe të gjata dhe të sponsorizuara, ku tregonin se kjo ishte një mrekulli ambientale që rilindja dhe koncesionari po i bënte dhuratë popullit.

Pra ato, jo vetëm që e fshehën realitetin, por nuk nguruan aspak të bëjnë të bardhën të zezë.

Ishte vërtet një skandal, por deri në këtë moment çdo qytetari i lindte e drejta t'a merrte në dorë telekomandën dhe t'a fikte ekranin duke shfryrë: “Të gjithë të shitur”.

Kurse sot, me projektin e ri të Ramës, njerëzit po zhvishen edhe nga kjo liri e fundme. Sepse ata tani janë të përfshirë. Ata do të nxjerin para nga xhepi për të mbajtur në këmbë makinerinë e gënjeshtrës. Ata do të derdhin taksa për t’u mashtruar. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Basha nuk është opozita, por mallkimi i saj

Sado keq të jetë Edi Rama, sado që protestat si ajo e kuksianëve të nxjerrin në pah arrogancën e tij, sado që aksione si ato të biznesit të vogël, të vënë në du...

14:29

Tri mësime nga rishfaqja e Tahirit

Rikthimi i ish ministrit të Brendshëm në sallën e parlamentit, shërbeu si një mizanskenë e mirë për të ndriçuar shumë nga ngjarjet dhe personazhet e dramës që p...

14:10

Nuk pushtohet Surreli me trëndafila

Gurë dhe hunj mbi traun e koncesionarit në rrugën e kombit. Qepena të mbyllur në tregjet e pakicës. Miell në parlament mbi kokat e qeveritarëve. Tentativa për t...

08:52

LSI po sillet si parti e kapur

Monika Kryemadhi ka përsëritur brenda pak javëve të njëjtin qëndrim, të padenjë për një opozitare, kur i është dashur të përgjigjet për Erion Velinë. Në “5 pyet...

00:35

Pse dhuna është e vetmja rrugë

Falangat e Edi Ramës janë hedhur në një kryqëzatë të dirigjuar për të denoncuar dhunën që disa segmente ende të vogla të shoqërisë po ushtrojnë kundër policisë,...

12:11

Zjarri në Kukës nuk u ndez për 5 euro

Qeveria po jep shenja të qarta se nuk do ta kuptojë fare atë që ndodhi disa ditë më parë në Kukës. Në njërën anë, ajo po përpiqet ta paraqesë revoltën qytetare ...

17:37

Fatos Lubonja: Jemi të gjithë kuksianë

Nga Fatos Lubonja Çfarë duhet të bëjnë njerëzit kur shohin një kryeministër që, pasi u ka marrë votën duke premtuar ulje të taksave dhe përmirësim jetese, pa...

13:30

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI