Flash

Pse Whatsapp do të bllokojë të gjithë përdoruesit nën 16 vjeç

Lapsi.al 25 April 2018
Pse Whatsapp do të bllokojë të gjithë përdoruesit

Plaforma popullore e mesazheve Whatsapp nuk do të lejojë ata që janë nën moshën 16-vjeçare që të përdorin këtë shërbim në Bashkimin Evropian.

Aktualisht, limiti është 13 vjeç, por kompania po ndryshon rregullat para hyrjes në fuqi në muajin maj të rregulloreve të reja evropiane për të dhënat personale. Aplikacioni Whatsapp, i cili zotërohet nga Facebook, do t’i kërkojë përdoruesve që të konfirmojnë moshën e tyre kur të detyrohen që të pranojnë kushtet e reja të shërbimit në javët në vazhdim.

Megjithatë, nuk është e qartë se si do të verifikohet limiti i moshës. Rregullorja e përgjithshme evropiane e mbrojtjes së të dhënave, e cila hyn në fuqi më 25 maj, do t’i japë njerëzve një kontroll shumë më të madh mbi mënyrën se si kompanitë përdorin informacionin e tyre. Individët do të kenë gjithashtu të drejtën që të fshijnë të dhënat e tyre.

Rregullorja përfshin gjithashtu mbrojtje specifike për fëmijët që të dhënat e tyre të mos grumbullohen për qëllime marketingu. Whatsapp, i cili është përballur me kritika për praktikat e tij në të shkuarën, tha se ndryshimi do ta ndihmojë që të ketë standarde të larta transparence në BE. Por, në pjesën tjetër të botës limiti do të vazhdojë të mbetet 13 vjeç, diçka që tregon se ndryshimi vjen vetëm prej rregulloreve të reja dhe jo prej ndërgjegjësimit të kompanisë.

Facebook, ndërkohë, ka një qasje tjetër ndaj përdoruesve të rinj. Që t’i përshtatet rregullores së re, Facebook po i kërkon të rinjve nga 13 deri në 15 vjeç që të caktojnë një prind ose gardian që të japë leje për ndarjen e informacionit në platformë. Nëse nuk e bëjnë, versioni i tyre i Facebook nuk do të jetë i personalizuar dhe mjaft i kufizuar.

Të këshilluara

Gabimet që s'duhet të bëni në snapchat

Snapchat është aplikacion i këndshëm, – përsa kohë e përdorni siç duhet. Është në dorën tuaj ta bëni Snapchatin tuaj sa më interesant ose të mërzitshëm, që në v...

17:15

Prerja e re e flokëve për këtë verë (FOTO)

“Pixie” si prerje t’i thekson tiparet e fytyrës më mirë se variacionet e tjera të flokëve të shkurtra, të thekson mollëzat dhe t’a fut fytyrën në kornizë. Ky m...

15:34

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI