Flash

FOTO&VIDEO/ Fushata e Veliajt për shfarosjen e qenve endacakë në Tiranë

Lapsi.al 25 April 2018
FOTO&VIDEO/ Fushata e Veliajt për shfarosjen e qenve endacakë

Një fushatë spastrimi dhe vrasjesh të qenve endacakë po aplikohet në fshehtësi nga Bashkia e Tiranës gjatë muajit prill. Qytetarë të ndryshëm, dashamirës të kafshëve dhe ambjentalistë zbuluan një program të mirëfilltë të shfarosjes së kafshëve nga punëtorët e bashkisë.

Gjatë emisionit Stop në TvKlan, ambjentalisti Sazan Guri denoncoi me foto dhe video shfarosjen e pamëshirshme që po i bëhet qenve në klinikën në Kombinat, atë që Erion Veliaj reklamoi si vendin ku kafshët sterilizohen, vaksinohen dhe matrikulohen.

Por në vend të këtyre shërbimeve, që Veliaj njoftoi disa vite më parë, klinika funksionon si një krematorium për kafshët, një "Aushvic" i qenve siç e quajnë ndryshe ambjentalistët. Sepse në momentin që kafshët mbërrijnë në klinikë, i injektohet acid baterish për t'u eleminuar, tha në emision Sazan Guri.

Shfarosja e qenve është masive dhe nuk bëhet dallim nëse kafshët janë të matrikulluara apo jo. Trupat e kafshëve të ngordhur, pasi vriten, transportohen me kamion për në landfillin e Sharrës. Qytetarët që bënë denoncimin, sollën në Stop pamje të veterineres së klinikës, që ka pranë saj një qen të ngordhur dhe një qese të zezë.

Dy vite më parë, Erion Veliaj nisi një fushatë ndërgjegjësimi për mënyrën si duhet të kujdesen dhe të sillen qytetarët me qentë endacakë. Veliaj shkoi vetë në klinikën që sot e përdor për vrasjen e qenve dhe me një hipokrizi therëse, foli për të drejtat e kafshëve.

“Ne e dimë se kemi shumë njerëz që nuk i njohin kafshët e rrugës dhe mendojnë se janë të rrezikshme, ndërkohë që në pjesën më të madhe, ashtu siç e thanë dhe veterinerët, kafshët janë vetëm të frikësuara. Ne besojmë se në një qytet si Tirana ka vend për të gjithë; ka vend edhe për njerëzit, edhe për kafshët”, tha Veliaj në 3 Prill të vitit 2016, në Ditën Botërore të Kafshëve Endacake.

Në të njëjtën ditë, i rrethuar nga fëmijët, Veliaj promovoi klinikën e famshme të Kombinatit, aty ku sot zbatohet programi i shfarosjes së kafshëve.

Një prej aktivistëve fotografoi kufomat e qenve të ngordhur në landfill, që sillen nga Bashkia. Më poshtë mund të shihni emisionin e plotë të Stop dhe disa nga fotot e bëra në landfillin e Sharrës nga qytetarët.©Lapsi.al

https://www.youtube.com/watch?v=zCDnUXZyfGs&feature=youtu.be

 

 

Të këshilluara

Topalli-Patozi: Basha shpalli vdekjen e PD-së

Një ditë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, drejt kryetarit Lulzim Basha kanë vërshuar akuzat lidhur me çështjen e statutit të ri të pa...

14:40

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI