Flash

VIDEO/ Liverpool me një këmbë në finale, Romës i duhet sërish një mrekulli

Lapsi.al 24 April 2018
VIDEO/ Liverpool me një këmbë në finale, Romës i duhet

Liverpool është “me një këmbë” në finalen e Champions League ndërsa Romës do t’i duhet një tjetër mrekulli si ajo me Barcelonën për të përmbysur humbjen 5-2 të takimit të zhvilluar mbrëmjen e së martës në Champions League.

Liverpool e nisi mjaft mirë ndeshjen duke shënuar 2 gola në pjesën e parë me Salah, ish-romanisti që nuk festoi. “Faraoni egjiptian” u shit për 50 milionë euro sezonin e kaluar, por tashmë vlen disa herë më shumë. 

Në pjesën e dytë të besuarit e Klopp shënuan edhe 3 gola të tjerë me Roberto Firmino (2 herë) dhe Mane.

Atëherë kur të gjithë menduan se kapitulli u mbyll, Roma “u zgjua” duke shënuar 2 gola në 4 minuta dhe ndoshta duke rihapur gjithçka. Golat për Romën u shënuan nga Dzeko dhe Diego Perotti me penallti.

“Verdhekuqtë” tentuan në minutat e mbetura të ngushtonin diferencën, por gjithçka do të diskutohet javën e ardhshme në “Olimpico”. ©LAPSI.al

https://clips.clippit.tv/wyggzz/720.mp4

https://clips.clippit.tv/pvnnpa/720.mp4

https://clips.clippit.tv/vgrrnp/720.mp4

https://clips.clippit.tv/edppyq/720.mp4

https://clips.clippit.tv/yrwwlz/720.mp4

https://clips.clippit.tv/mlppdk/720.mp4

https://clips.clippit.tv/qdwwpq/720.mp4

 

Të këshilluara

Topalli-Patozi: Basha shpalli vdekjen e PD-së

Një ditë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, drejt kryetarit Lulzim Basha kanë vërshuar akuzat lidhur me çështjen e statutit të ri të pa...

14:40

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI