Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Irani bllokon BitCoin për një monedhë virtuale të tijën

Lapsi.al 24 April 2018
Irani bllokon BitCoin për një monedhë virtuale të tijën

Banka Qëndrore e Iranit ka bllokuar të gjitha bankat e nivelit të dytë që të kryejnë transaksione me monedhat virtuale, si BitCoin.

Banka Qëndrore në Teheran argumenton se monedhat virtuale mund të shërbejnë për pastrim parash, financimin e terrorizmit, por edhe të mbushin xhepat e kriminelëve dhe krimit të organizuar.

Ky vendim prek me mijëra qytetarë dhe biznese iraniane, që e shihnin monedhat virtuale si një rrugë për të tejkaluar problematikën e industrisë bankare në vend, të goditur fort nga sanksione ndërkombëtare.

Megjithatë, vetë Irani është duke shqyrtuar mundësinë që të hedhë në treg një monedhë të tijën virtuale. Ministri i Informacionit dhe Teknologjisë, Mohammad Javad Azari Jahromi e njoftoi këtë që në muajin shkurt.

Ideja e Jahromit u mbështet edhe nga autoriteti i sigurisë kibernetike, por Banka Qëndrore e kundërshton duke deklaruar se mungesa e një rregullatori, luhatjet e befta dhe të shpeshta të monedhave virtuale, si dhe terreni i përshtatshëm që ofrojnë për ngritjen e skemave piramidale janë risqe që nuk mund të merren përsipër.

Në fillim të muajit prill, Riali, monedha vendase u zhvlerësua në nivelin më të ulët historik.

Ndërkohë, një masë të ngjashme si Irani ndaj monedhave virtuale mori këtë muaj edhe Banka Qëndrore e Indisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI