Flash

Gabimet që s'duhet të bëni në snapchat

Lapsi.al 24 April 2018
Gabimet që s'duhet të bëni në snapchat

Snapchat është aplikacion i këndshëm, – përsa kohë e përdorni siç duhet. Është në dorën tuaj ta bëni Snapchatin tuaj sa më interesant ose të mërzitshëm, që në vend që të fitoni ndjekës t’i humbni ata. Për të shmangur këtë të fundit, ja cilat janë gabimet që me siguri i keni bërë, por nuk duhet t’i bëni më kurrë.

Postimet jashtëzakonisht të gjata

Çdo Story që zgjat më shumë se dhjetë klikime është shumë e gjatë. Askush nuk është i interesuar të shohi 10 minuta video të maces apo të ushqimit që po ha.

Snap i dyfishtë

Bëheni tmerrësisht i mërzitshëm nëse të njëjtin snap e postoni në Story dhe ja dërgoni edhe miqve. Jo vetëm që është përsëritëse, por gjesti nuk shihet aspak si i personalizuar. Harrojini komplimentet. E vetmja gjë që do të merrni është një “unfolloë” ose një mesazh që shkruan “mos më sill më foto”.

Të mërzitshëm

Ju mund t’i konsideroni si një prezantim realist i ditës tuaj, por nga kjo nuk do të fitoni ndjekës. Përdorni filtra, stickers dhe bitmoji. Bëjini snapet tuaja më interesante. Gjithashtu, mos postoni gjithmonë foto të njëjta nga i njëjti vend. Sigurohuni që të ketë pak varietet.

Të pafytyrë

Shihni që miqtë tuaj postojnë në Snapchat çdo pesë minuta, e nga ana tjetër nuk i hapin mesazhet për tre ditë me rradhë. Është një JO e madhe. Mos u bëni kurrë ky person.

Snap streak

Nëse jeni në një Snap Streak, nuk është aspak e këndshme të prishni atë që janë dashur shumë shumë ditë për ta ndërtuar. Është e dhimbshme dhe nuk harrohet shpejt.

Snapet e ndaluara

Mund të duket humoristike të postoni foto dhe video të sikletshme të miqve tuaj. Vetëm kini parasysh që ata mund të bëjnë të njëjtën gjë me ju. Ju pëlqen ideja? Jo? Atëherë mos e bëni!

 

Të këshilluara

Prerja e re e flokëve për këtë verë (FOTO)

“Pixie” si prerje t’i thekson tiparet e fytyrës më mirë se variacionet e tjera të flokëve të shkurtra, të thekson mollëzat dhe t’a fut fytyrën në kornizë. Ky m...

15:34

Trendi i fundit për këtë verë

Duke qenë se detajet bëjnë dallimin, ky detaj nuk duhet të mungojë në garderobën tuaj këtë verë. Vijat i kemi përdorur në veshje prej kohësh, por k...

14:35

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI