Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

VIDEO/ Denoncimi i Ora News: ERTV na vodhi punën tonë!

Lapsi.al 23 April 2018
VIDEO/ Denoncimi i Ora News: ERTV na vodhi punën tonë!

Emisiooni BOOM në Ora News ka bërë një akuzë të pazakontë. Sipas asaj që transmetoi në emisionin e së hënës ERTV dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Ogerta Manastirliu i kanë marrë një punë të bërë prej tyre. Bëhet fjalë për familjen e Besnik Sharkës në Lushnje.

Ministrja shkoi në shtëpinë e re të sapondërtuar duke bërë me këtë rast edhe reklamë për Edi Ramën, qeverinë dhe ndihmën e madhe që ajo po i jep shqiptarëve në nevojë.

Por emisioni Boom thotë se prej gati 3 muajsh, ndoqi dhe sensibilizoi opinionin për rastin e familjes Sharka, që jetonte në një gjendje të mjeruar. Shqiptarët reaguan dhe u sensibilizuan, duke dhënë ndihmën e tyre edhe në ndërtimin e shtëpisë që vizitoi ministrja.

“ERTV nuk ka bërë asgjë më shumë se sa ka vjedhur punën e tjetrit. Në këtë rast është vjedhur e puna së emisionit Boom dhe solidariteti i shqiptarëve. E gjitha kjo për të reklamuar qeverinë dhe asnjë punë të saj. Në të gjitha fjalët e saj, ministrja i fliste të zotit të shtëpisë dhe banorëve të tjerë për projektin "Shqipëria solidare", për falënderime ndaj qeverisë dhe kryeministrit. Sic edhe kushdo e ka ndjekur, apo mund ta ndjekë, falënderimet e vërteta janë dhënë nga emisioni Boom, me emra konkretë dhe me kontribut konkret, ku hyn edhe financimi i shtëpisë, që s’ka lidhje fare me programet apo qeverisjes që thotë ministrja” – thotë emisioni në Ora News.

Vetë familjarët shprehen se bashkia nuk i ka ndihmuar kurrë derisa doli problemi në emisionin Boom. Madje as nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë Besnikun.

Ajo që bie në sy është ngjyra e shtëpisë që ishte bërë pink pasi fillimisht e kishin lyer blu.

“Z. Kryeministër, detyra jonë është të jemi përcjellës të problemeve të njerëzve, të vemë në lëvizje institucionet dhe në fund të gjejmë një zgjidhje. Në rastin e Besnikut, pa modesti kemi bërë një mrekulli, së bashku me shqiptarët. Minimumi duhej të na falënderonit. Vjedhjen e punës, duke ia deleguar meritën qeverisjes dhe programeve tuaja, po ua falim” – thotë Ora News.

Të këshilluara

Korrupsion në Këshillin e Evropës

Në vitin 2013, ish-deputeti i Bundestagut i CSU-së, Eduard Lintner drejtoi një mision vëzhgues zgjedhjesh në Azerbajxhan. Vlerësimi i tij, pasi Presidenti Ilham...

15:19

Basha i "zhvesh" Ramës bluzën e kombëtares

Rama e ka ftuar të mbajnë të dy së bashku fanellën kuq e zi, ndërsa Basha është përpjekur ti zhveshi dhe të tijën. Kreu i Partisë Demokratike, në një bashkëbise...

16:50

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI