Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Sulm në dasmë, 20 të vdekur duke përfshirë edhe nusen

Lapsi.al 23 April 2018
Sulm në dasmë, 20 të vdekur duke përfshirë edhe nusen

Së paku 20 persona kanë mbetur të vdekur në një dasmë, duke përfshirë edhe nusen, pas sulmeve ajrore nga koalicioni saudit në veri të Jemenit

Shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë të cilët ishin mbledhur për një dasmë në distriktin Bani Qayis.

Pamjet nga skena tregojnë disa pjesë të trupave njerëzorë, si dhe një fëmijë të vogël që përqafon një trup të pajetë, raporton The Indepedent, përcjell KosovaPress.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ambulancat nuk kanë mundur të arrijnë në vendin e ngjarjes, me frikën se sulmet ajrore do të vazhdonin.

Më shumë se 10 mijë civilë janë vrarë dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur nga tri vite të luftës në Jemen. Rreth 22 milionë njerëz, apo 80 për qind e popullatës kanë nevojë për ndihma humanitare sipas raportit të Kombeve të Bashkuara.

OKB ka akuzuar koalicionin e drejtuar nga Arabia Saudite për krime të luftës.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI