Flash

E respektoj Izraelin, por Labërinë e dua më shumë

Shpesh Shqipëria bëhet shesh beteje për një ndërtesë dhe, në fund, përfundojmë duke debatuar për historinë. Debati i sotëm per godinen ku eshte themeluar Klubi Laberia është njëri prej tyre. 

16:32

Sherr në stadiumin e Laçit, tifozi sulmon Safet Gjicin

Lapsi.al 23 April 2018
Sherr në stadiumin e Laçit, tifozi sulmon Safet Gjicin

Sherr në tribunën VIP, tension në fushë, polemika për një penallti dhe ofendime pa fund thuajse gjatë gjithë ndeshjes.

90 minutat e luajtura dje në Laç mes vendësve dhe Kukësit i kanë pasur brenda të gjitha, por vetëm golat jo.

Sikur të mos mjaftonin problemet në fushë, me arbitrin Kridens Meta si protagonist negativ, një incident në pushimin mes pjesëve në tribunën ku qëndrojnë personalitetet, ka prishur edhe më shumë ndeshjen.

“Panorama Sport” mëson se një tifoz kurbinas, i ndodhur në sektorin VIP, ka sulmuar presidentin e Kukësit, Safet Gjici.

Fillimisht ai e ka ofenduar, teksa i ka kërkuar llogari për atë që ndodhi në ndeshjen e Kupës në Kukës.

Gjici u përfshi në këtë debat të zjarrtë, ndërsa tifozi vijonte të ofendonte.

Megjithatë, ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka evituar degradimin e situatës.

Forcat e rendit shoqëruan menjëherë në komisariatin e Laçit tifozin që, pasi ofendoi presidentin e Kukësit, tentoi edhe ta godiste atë.

Të këshilluara

Besnik Hasi fiton gjyqin kundër Olympiakos

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi, është i lirë t’i bashkohet çdo klubi që dëshiron, pasi ka fituar gjyqin me skuadrën greke Olympiacos. Trajneri...

17:53

FOTO/ Ajo di si të motivojë Juventusin

Quhet Taylor Mega. Modele dhe një tifoze e çmendur e Juventusit. Në profilet e saj në rrjetet sociale nuk mungojnë komentet motivuese për skuadrën e saj të z...

17:45

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI