Flash

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Përtej Vettingut/ Çfarë zbuloi kontrolli i pasurive të gjykatësve dhe prokurorëve

Lapsi.al 23 April 2018
Përtej Vettingut/ Çfarë zbuloi kontrolli i pasurive të

E vetmja gjykatëse që ia ka dalë të kalojë Vettingun deri më sot është Vitore Tusha. Ajo deklaroi pagën si gjykatëse, atë si pedagoge dhe pagat e familjarëve saj. Pa prona të falura, pa biznese shumëmilionëshe dhe pa bërë zhurmë në media, gjykatësja e Kushtetueses qëndron e vetme mes kolegëve, si shembulli se përtej vettingut, mund të ketë një karrierë në sistemin e drejtësisë.

Të gjithë gjykatësit dhe prokurorët që nuk e kanë kaluar vetingun, deri tani i bashkon vetëm një arsye, pasuria e pajustifikuar. Nëse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vazhdon me të njëjtat kritere kontrolli, gjasat janë që të ketë zëvëndësime masive në sistemin e drejtësisë nga juristë dhe magjistratë të rinj.

Por vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kanë nxjerrë zbuluar një institucion tjetër që duhej  të kishte gjetur pasuritë e pajustifikuara të gjykatësve dhe prokurorëve ndër vite. Vetingu ka provuar kotësinë e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, institucioni që ka kaluar më parë nën "kontroll" pasuritë e pajustifikuara të këtyre gjykatësve ndër vite.

Inekzistenca e ILDKPI, e provuar tashmë nga vetingu i gjykatësve dhe prokurorëve, tregon se sa pak nën presion kanë qenë politikanët e korruptuar apo zyrtarët e lartë që janë pasuruar përmes fondeve publike ndër vite, nga një institucion fiktiv dhe i pavlerë.

Më poshtë janë të gjitha rastet kur gjykatës dhe prokurorë ose janë rrëzuar, ose janë tërhequr nga detyra, por që ndër vite kishin kaluar pa asnjë problem "kontrollet" e ILDKPI-së.

  • Në procesin e parë publik të vettingut e pësoi Fatos Lulo, një tjetër anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk e besoi Fatos Lulon për dhuratat e të motrës prej 100 mijë eurosh në një rast, një zyrë avokatie, por edhe një borxh prej 480 mijë dollarësh kanadezë, i marrë prej saj për të blerë një shtëpi në Kanada. Avokati i tij, Ardian Visha e komentoi me ironi zellin e gazetarëve për të raportuar ndëshkimin. “E keni me qejf kur ikin, po puna është kush do të rrijë?” ishin fjalët e Vishës në fund të seancës së vetingut.
  • “Karton i kuq” iu dha gjyqtarit të Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva. Ai kishte deklaruar tre apartamente në Tiranë e Durrës, një sipërfaqe prej 1920 metra/katrorë tokë në Baldushk dhe një automjet 16 mijë euro. Por, nga vettingu doli se gjyqtari nuk justifikon burimin e aseteve në vlerën e 20 milione lekëve, ndërsa nuk ka deklaruar edhe një llogari bankare prej 150 mijë lekë. Kjo e fundit u konsiderua nga avokati i tij si një harresë e të bijës.
  • E padenjë për të vazhduar detyrën u konsiderua Prokurorja e Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasani. Me një apartament banimi në Lezhë, një apartament në Shëngjin, një njësi shërbimi 150 m2 në Lezhë, një apartament dhe 2 garazhe në Tiranë si dhe një automjet Toyota Land Cruiser, prokurorja Nikëhasani reagoi e tronditur pas vendimit që e shkarkoi nga detyra. “22 vjet kam bërë punën e prokurores, jam përplasur me mijëra kriminelë. Kam qenë nga ato që kam thënë që duhet Vettingu, – ka thënë ajo para gazetarëve. – Kurrë nuk jam e korruptuar, pastërtinë e figurës kurrë nuk e kam shkelur. Jam përkushtuar punës, duke lënë fëmijët e mi të rriten vetë. Me sakrificë e kam blerë makinën, një llogari kursimi nuk e kemi. Nuk e prisja, nuk ma ka marrë mendja se do shkarkohem si prokurore”, u shpreh prokurorja.
  • Altina Xhoxhaj është anëtarja e katërt e Gjykatës Kushtetuese që duket se do të ketë fatin e kolegëve të saj Besnik Imeraj dhe Fatos Lulo. As pasuria e Xhoxhajt nuk bindi. Shkak u bë një shtëpi me truall 221 metra katrore dhe fakti që gjykatësja mban shuma parash jashtë sistemit banker. Komisioni pretendon se në një çështje gjyqësore, babai i Altina Xhoxhaj ka qenë në trupën e Gjykatës se Apelit, ndërsa ajo vetë ka qenë relatore e kësaj dosjeje në Kushtetuese.
  • Provën e vettingut nuk deshi ta kalonte Besnik Imeraj, gjykatës i Kushtetueses që dha dorëheqjen nga detyra para se të niste kontrolli. Të njëjtën manovër kishin bërë para tij edhe 17 gjykatës dhe prokurorë të tjerë, mes të cilëve binin në sy ish Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe ish anëtarja e Gjykatës së Lartë Mirela Fana.Pavarësisht dorëheqjes, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e dërgoi dosjen e Llallës dhe Imerajt në prokurori.

    “Nuk ka asnjë bazë kushtetuese dhe ligjore. Gjithçka është e qartë, përsa kohë kryeministri i vendit, Edi Rama dhe qeveria si pushtet ekzekutiv deklaron se është duke kontrolluar punën dhe pasurinë e gjyqtarëve” u shpreh Imeraj për mediat.©Lapsi.al

Të këshilluara

Topalli-Patozi: Basha shpalli vdekjen e PD-së

Një ditë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, drejt kryetarit Lulzim Basha kanë vërshuar akuzat lidhur me çështjen e statutit të ri të pa...

14:40

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI