Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Korrupsion në Këshillin e Evropës

Lapsi.al 23 April 2018
Korrupsion në Këshillin e Evropës

Në vitin 2013, ish-deputeti i Bundestagut i CSU-së, Eduard Lintner drejtoi një mision vëzhgues zgjedhjesh në Azerbajxhan. Vlerësimi i tij, pasi Presidenti Ilham Alijew u konfirmua me 85 përqind të votave në post: zgjedhjet qenë "në përputhje me standardet gjermane". Krejt ndryshe e pa këtë Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë: ajo shqiptoi disa kritika për zgjedhjet.

Dy ditë pas deklaratës së tij pozitive, Lintneri mori 61.000 euro për "shërbime" të papërcaktuara më konkretisht - vetëm njëra nga të 19 pagesat që rrodhën midis 2012 dhe 2014 dhe të cilat kapin një shumë të përgjithshme prej 819.500 euro. Me këtë, politikani i CSU-së bën pjesë tek një sërë personalitetesh të rangut të lartë, të cilët kanë përfituar nga një fond për larje parash dhe për korrupsion.

Fonde të dyshimta, pagesa të dyshimta

Që në fillim të vjeshtës 2017, rrjeti i kërkimeve OCCRP si dhe një numër gazetash evropiane patën raportuar për fondin. Degëzimet e tij janë të shummëllojshme: kështu, përmes katër kompanive guackë me adresa britanike në llogaritë e një dege estone të një banke daneze kanë rrjedhur gjithsej 2,5 milionë euro.

Me këto para thuhet se janë blerë mallra luksoze dhe janë paguar politikanë evropianë dhe të afërm të elitës azerbajxhanase. Sipas të dhënave të rrjetit të kërkimeve OCCRP, prejardhja e parave është e paqartë, megjithatë ka "të dhëna të qarta për lidhje me familjen e Presidentit Alijev".

Në kohën e aksionit të supozuar të larjes së parave, qeveria e Azerbajxhanit të pasur me naftë veproi kundër opozitarëve, arrestoi veprimtarë të të drejtave të njeriut dhe gazetarë.

Edhe politikania e FDP-së Thein ka marrë rryshfet?

Sipas OCCRP, Lintneri bëri të ditur se paratë i ka marrë nga një organizatë joshtetërore në Azerbajxhan, e cila drejtohet nga Elkhan Suleymanovi, një deputet azerbajxhanas dhe anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Pasi Lintneri doli në 2009 nga Bundestagu, ai themeloi organizatën lobiiste "Shoqëria për mbështetjen e marrëdhënieve gjermano-azerbajxhanase shpk", GeFdaB. Ajo financoi edhe misionin vëzhgues të zgjedhjeve, i cili qëndroi në Azerbajxhan në vitin 2013, me ftesë të komisionit elektoral të Azerbajxhanit. Lintneri nuk ishte i vetmi anëtar i misionit vëzhgues gjerman, i cili i lëvdoi zgjedhjet, që i dhanë Alijewit një periudhë të tretë pesëvjeçare në post. Ish-eurodeputetja e FDP-së, Alexandra Thein i quajti zgjedhjet "një hap tjetër drejt standardeve demokratike".

Lintneri justifikohet

Eduard Lintner (CSU) Eduard Lintner (CSU)

Në një email dërguar Deutsche Welle-s, Lintneri e justifikoi misionin vëzhgues me argumentin se patën vlerësuar vetëm ditën e zgjedhjeve në 2013 dhe jo një periudhë të gjatë, siç e bëjnë vëzhguesit e OSBE-së, të cilët analizojnë fushatën zgjedhore. Lintneri shkruan se GeFdaB është financuar nga një NGO e mbështetur nga qeveria azerbajxhanase, e cila kishte ngritur një zyrë në Berlin, pati mbledhur një shtab të vogël bashkëpunëtorësh dhe ka paguar rrogën e tij. Financime të paligjshme të çdo lloji, Lintneri i refuzoi.

GeFdaB qe përpjekur para së gjithash për zgjidhjen e konfliktit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë rreth Berg-Karabakut. Kjo organizatë lobiiste i pati ndëprerë aktivitetet në vitin 2015, pasi mbështetësit e saj në Azerbajxhan e patën ndërprerë ndihmën.

"Diplomaci e kaviarit"

Qendra kërkimore e Berlinit, "Iniciativa Evropiane e Stabilitetit" (ESI) thotë se përpjekjet e Lintnerit, për t'ia mbuluar gabimet regjimit autokratik të Azerbajxhanit janë të vjetra. Kështu, nga viti 1999 deri më 2010 ky politikan ka qenë pjesë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku kishte lëvduar së bashku me kolegë të tjerë parlamentarë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Azerbajxhanit dhe ku e ka mbrojtur herë pas here regjimin nga kritikat. Si shpërblim lobistët morën mallra luksozë - "diplomaci të kaviarit" i quan ESI përpjekjet e Azerbajxhanit për të ushtruar ndikim ndaj Këshillit të Evropës. Synimi i regjimit është që të marrë vulën e legjitimitetit përmes anëtarësisë në Këshillin e Evropës dhe që ta ruajë atë, në të njëjtën kohë me ruajtjen e strukturave autoritare të regjimit autokratik. /DW/

Të këshilluara

Basha i "zhvesh" Ramës bluzën e kombëtares

Rama e ka ftuar të mbajnë të dy së bashku fanellën kuq e zi, ndërsa Basha është përpjekur ti zhveshi dhe të tijën. Kreu i Partisë Demokratike, në një bashkëbise...

16:50

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI