Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Sa është jetëgjatësia e një kartëmonedhe shqiptare?

Lapsi.al 22 April 2018
Sa është jetëgjatësia e një kartëmonedhe

Paraja është padyshim mjeti i cili do të kalojë në duart e mijëra njerëzve në një periudhë relativisht të shkurtër kohore. Për çdo transaksion që bëhet jetëgjatësia e parasë ulet, pasi procesi i nxjerrjes nga një xhep dhe futjes në një arkë apo kuletë tjetër shkakton konsumim të materialit të saj.

A e keni pyetur ndonjëherë veten se sa është jetëgjatësia mesatare e një kartëmonedhe? Banka e Shqipërisë e ka shuar këtë kureshtje, duke dhënë disa shifra se sa mund të jetojë një 200 lekësh, një 1000 lekësh apo edhe një 5000 lekësh.

Në jetëgjatësinë e një kartëmonedhe ndikojnë disa faktorë, nga të cilët veçojmë mënyrën e qarkullimit dhe trajtimin nga përdoruesit. Jetëgjatësia e një kartëmonedhe lidhet edhe me vlerën nominale të saj. Përgjithësisht, prerjet e vogla e kanë jetëgjatësinë 2-3 vjet, prerjet e mesme 3-5 vjet, ndërsa ato të mëdha mbi 7 vjet.

Nga pikëpamja e qarkullimit, kartëmonedhat me prerje të vogël më së shumti ngelen nëpër dyqane dhe qarkullojnë disa herë deri në momentin e depozitimit në sportelet e bankave. Rikthimi i tyre në sportelet e bankave kryhet kryesisht kur kartëmonedhat zbehen apo humbasin një pjesë të cilësive të tyre. Kartëmonedhat me prerje të madhe administrohen më mirë nga përdoruesit, duke treguar më tepër kujdes në përdorim sesa tek ato me prerje të vogël. Pra, sa më e madhe vlera nominale, aq më jetëgjatë edhe kartëmonedha.

Gjatë vitit 2017, në Bankën e Shqipërisë u përpunuan rreth 109 milionë copë kartëmonedha, të cilat u kontrolluan për autenticitet dhe përshtatshmëri për riqarkullim.

Nga përpunimi, rezultuan rreth 23.4 milionë copë kartëmonedha të papërshtatshme për përdorim, të cilat u tërhoqën nga qarkullimi dhe rast pas rasti u zëvendësuan me kartëmonedha të reja. Koeficienti i qarkullimit të kartëmonedhës për vitin 2017 rezultoi në vlerën 0.85, që do të thotë se një kartëmonedhë kthehet mesatarisht më pak se një herë në vit në sportelet e Bankës së Shqipërisë.

Ky koeficient është më i lartë për prerjet 500 Lekë, 1000 Lekë dhe më i vogël për prerjet 5000 Lekë dhe 2000 Lekë, gjë që tregon se këto të fundit kthehen më rrallë në sportelet e Bankës së Shqipërisë./scan

Të këshilluara

Basha i "zhvesh" Ramës bluzën e kombëtares

Rama e ka ftuar të mbajnë të dy së bashku fanellën kuq e zi, ndërsa Basha është përpjekur ti zhveshi dhe të tijën. Kreu i Partisë Demokratike, në një bashkëbise...

16:50

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI