Flash

E respektoj Izraelin, por Labërinë e dua më shumë

Shpesh Shqipëria bëhet shesh beteje për një ndërtesë dhe, në fund, përfundojmë duke debatuar për historinë. Debati i sotëm per godinen ku eshte themeluar Klubi Laberia është njëri prej tyre. 

16:32

Napoli mund Juven, por shikoni komentet e medieve italiane për Hysajn

Lapsi.al 22 April 2018
Napoli mund Juven, por shikoni komentet e medieve italiane për Hysajn

Napoli triumfoi 1-0 në fushën e Juventusit dhe tashmë ka hedhur një hap të rëndësishëm për të besuar në titullin kampion. Goli i fitores u shënua nga mbrojtësi shtatlartë Kalidou Koulibaly. Në fushë për 90 minuta qëndroi edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj që bëri një paraqitje mjaft të mirë.

“Goal.com” e vlerëson Hysajn me notën e lartë 7, duke shkruar: “Provon t’i japë gjallëri lojës duke avancuar shpesh me me dëshirën e tij. Nuk ia del që të krijojë epërsi numerike, por tregon një prezencë solide”.

“Oasport” e vlerëson me 6.5 duke shkruar: “Dybala është një “kockë e fortë”, por tercini shqiptar ia del me të mirë e me të keqe për ta mbajtur atë jashtë loje”.

Lexo edhe: VIDEO/ Napoli triumfon ndaj Juves dhe ëndërron titullin (shikoni golin)

“Calciomercato.it” e vlerëson gjithashtu me notën 6 ndërsa citon për shqiptarin: “Ndeshje ku aplikon taktikë të lartë. Në pjesën e parë Matuidi nuk shtyn shumë, por në të dytën në krahun e tij shihet Douglas Costa”.

“Napoli-zon”, një portal pranë skuadrës së Napolit e vlerëson me Hysajn me 6,5. “Shumë vrapim në krahun e djathtë dhe hyn në shpesh në lojë në të dyja fazat. Shumë i aftë të mbyllë aksione të rrezikshme të kundërshtarëve”.

“Hysaj, vota 6. Në pjesën e parë nuk e vuajti sulmin e Dybala, ndeshje e qetë për tercinin” – shkruan Sportface. Edhe ANSA i jep notën 6. ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

Besnik Hasi fiton gjyqin kundër Olympiakos

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi, është i lirë t’i bashkohet çdo klubi që dëshiron, pasi ka fituar gjyqin me skuadrën greke Olympiacos. Trajneri...

17:53

FOTO/ Ajo di si të motivojë Juventusin

Quhet Taylor Mega. Modele dhe një tifoze e çmendur e Juventusit. Në profilet e saj në rrjetet sociale nuk mungojnë komentet motivuese për skuadrën e saj të z...

17:45

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI