Flash

Topalli-Patozi: Basha shpalli vdekjen e PD-së

Lapsi.al 21 April 2018
Topalli-Patozi: Basha shpalli vdekjen e PD-së

Një ditë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, drejt kryetarit Lulzim Basha kanë vërshuar akuzat lidhur me çështjen e statutit të ri të partisë. Ndër kritikët më të ashpër janë Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi. Njëzëri ata thonë se e djeshmja ishte një e premte e zezë për PD-në, pasi Basha vrau përfundimisht demokracinë e brendshme në parti dhe siguroi përjetë mandatin e kryetarit pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve. Jozefina Topalli, ish numri dy i PD-së, në reagimin e sotëm i kujton gjithë të zezat Lulzim Bashës që prej kohës kur ai drejton partinë.

“Thelbi i mbledhjes dhe i draftit Basha ishte mbrojtja e karriges se Lulit. Qe dje , me letra Luli do jete i perjetshem. Ai mund te humb te gjitha zgjedhjet edhe me zi se nje vit me pare , por luli aty do jete me statutin e ri. Shqiptaret do vazhdojne te ikin te pashprese nga ky vend , por luli me letra karrigen prap do e kete; Shqiperia do vazhdoje te zhytet e te vuaje nga krimi, korrupsioni e varferia, por tani qe po ben letrat e tij , askush nuk do shqetesoje me “Kryetarin e perjetshem ”. Per karrigen e vet ai e kthei PD si nje karrige me rrota, qe here e shtyn me Ramen, here me LSI, por kurre me demokratet. Jozefina nuk pajtohet kurre qe per demokratet te vendose Rama me te tjere. Natyrisht nuk hesht kur shoh vendin tim te rreshqase, kur shoh e degjoj se kryetari i opozites eshte miku i kryetarit te qeverise; nuk hesht kur shoh se kreu i opozites kontrollohet nga qeveria, sepse e di qe nje vend pa opozite eshte nje vend pa shprese; aq me shume per ne e kemi provuar shume gjate dhe me kosto shume te larte diktaturen; Refuzoj te hesht kur shoh rreshqitjen e PD drejt nje partie autokratike. Por nuk çuditem qe luli propozon shfuqizimin e 20 shkurtit, apo njerezit e tij votojne Gramoz Rucin”, thotë Topalli.

Ish-kryetarja e Parlamentit hedh poshtë atë që në media u shpërnda nga PD-ja si propozim i Bashës, që të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar ish-kryeministri, ish-presidenti dhe ish-kryetarja e Kuvendit. Sipas Topallit ky nen ka qenë më parë në statutin e PD-së, por Basha e përdor me hile për të mbuluar në opinioni publik çimentimin e postit të kryetarit të opozitës. Më tej Topalli i kërkon Bashës të dorëhiqet nga drejtimi i PD-së, për t’i dhënë mundësinë asaj partie që të ringrihet. Sot sipas Topallit, PD është parti e kunatit dhe familjes së Bashës.

Astrit Patozi nga ana tjetër kishte zgjedhur të ironizonte atë që ndodhi një ditë më paë në PD. Sipas tij statuti i ri i partisë i ngjan kushtetutës kineze, por me dallimin që në Kinë i japin mundësi të qëndrojë në pushtet pa kufizim fituesit, ndërsa në PD mbajnë si kryetar një humbës.

“Po shoh që po e krahasojnë këtë statutin e ri të Partisë Demokratike me ndryshimet në kushtetutën kineze. Dhe po e trajtojnë sikur Lulzim Basha po ndjek modelin e Presidentit te Kinës, Xi Jinping, i cili, që prej Kongresit të fundit, mund të qëndrojë përjetë në atë post. Më duket pasaktësi e madhe, perveçse një fyerje e rëndë për popullin vëlla kinez. Sepse në Pekin i kanë dhënë mundësi për të qëndruar pa kufizim në pushtet fituesit, kurse në partinë e Lulit është shenjtëruar “fitorja” e përjetshme e humbësit”, shprehet Patozi.

Kritika të ashpra ndaj Bashës u thanë dje edhe nga Arben Imami, i cili mori pjesë në mbledhje, por kërkesa e tij për të diskutuar mbi rezultatin e zgjedhjeve ishte rrëzuar.

“Partia vijon të mbetet monokratike, nuk lejohen diskutimet, nuk është një ditë e bukur për Partinë Demokratike”, – tha Imami, duke shtuar se do të vijojë të marrë pjesë në mbledhjet e forumeve PD-së.

Në mbledhjen e djeshme ra në sy mungesa e Sali Berishës. Ky i fundit nuk është shprehur ende për statutin e ri të partisë, ku nuk është sanksionuar që kryetari të largohet nëse humbet zgjedhjet.

Lexo më tej: 

Basha nuk është opozita, por mallkimi i saj  

Patozi për statusin e ri të partisë: Në Kinë i japin pushtet të përjetshëm fituesit, në PD Lulit humbës 

Analiza / Lulzim Basha, një kopjac i përpiktë i Edi Ramës 

Imami: Sot është një ditë e keqe për Partinë Demokratike

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI