Flash

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Profil / Kush është Krichbaum, deputeti i Merkel që po përplas Ramën me Bashën

Lapsi.al 21 April 2018
Profil / Kush është Krichbaum, deputeti i Merkel që po

Sa herë në Shqipëri ndizet debat për hapjen e negociatave me BE, në Tiranë fillon sherri lidhur me emrin deputetit të partisë së Anxhela Merkelit dhe kryetarit të komisionit për Europën në Bundestagun Gjerman, Gunther Krichbaum. Kështu ndodhi në nëntorin e vitit 2016, kështu po ndodh edhe sot. Në fundin e 2016 parlamentari gjerman e prishi festën e propagandës qeveritare e cila kishte filluar t’i binte daulleve të dhënies së dritës jeshile nga 28 vendet anëtare. Ai, përherë të parë, theksoi problemet e drogës dhe të zgjedhjeve, si kushte që Shqipëria duhet të plotësonte që të kishte me vete edhe votën e parlamentit gjerman. Ndryshe nga 5 prioritetet që Brukseli kishte vënë për Shqipërinë, ai lexoi në një konferencë shtypi në hotel Rogner një dokument me shtatë pika që pati efektin e një dushi të ftohtë mbi mazhorancën socialiste.

Sot, një vit e gjysëm më pas historia po përsëritet.

Lexo me tej:

A qëndrojnë shqetësimet e gjermanit Gunther Krichbaum?

Menjëherë pasi u dha lajmi i rekomandimit pozitiv nga Brukseli, Gunther Krichbaum tha për radion gjermane DW : “…nuk mjafton vetëm rekomandimi i Komisionit të BE-së për hapjen e kapitujve të anëtarësimit”.

Ai nënvizoi se parlamenti gjerman do të lexojë edhe “raportin e Transparency International, raportin e World Bank dhe raporte të tjera ndërkombëtare” , pastaj do të krahasojë “se sa ka ndryshuar situata nga nëntori i vitit 2016 deri në prill 2018 dhe vetëm nëse vërejmë se ka pasur përmirësime thelbësore, do të miratojmë hapjen e negociatave të anëtarësimi ".

Kaq ka mjaftuar që në Tiranë debati të rindizet. Kryeministri Rama, që dikur e kishte pritur në zyrë dhe e kishte sulmuar pa emër në rubrikën e tij që mbante çdo të dielë pasdite, tani e ka quajtur një njeri të çadrës, me të cilin nuk ndan të njëjtat vizione për qeverisjen e Shqipërisë.

Por më agresive kanë qenë mediat pranë pushtetit që e kanë quajtur një njeri të paguar nga Basha madje që ka të përbashkët me të burimin rus të financimeve.

Në fakt, Gunther Krichbaum qe një nga personalitetet politike që Basha takoi në Berlin ndërkohë që Brukseli shpalli rekomandimin pozitiv për Shqipërinë. Si gjithmonë ai tregoi një skepticizëm të hapur. Por Basha e ka justifikimin për këtë: “Gunther Krichbaum është një nga figurat politike më të nderuara dhe të respektuara të Europës. Mbi të gjitha, Gunther Krichbaum është një njeri që e do dhe mbështet Shqipërinë. Por ai do një Shqipëri ku të sundojë shteti i së drejtës dhe demokracia. Prandaj ai ka shprehur hapur dhe me ndershmëri mendimet dhe kritikat e tij për të ndihmuar përparimin e Shqiëprisë dhe të integrimit të saj në Bashkimin Europian” tha lideri i opozitës duke sulmuar mediat e Ramës, Tahirit dhe Veliajt që po e sulmojnë njeriun e partisë së Merkelit.

Lulzim Basha nxjerr të flasë keq Gunther Krichbaum kundër negociatave: S’do na mjaftojë vetëm dokumenti i KE

Nga ana tjetër Rama i mohoi këto sulme dhe shkroi duke i'u referuar Bashës: “Gunther Krischbaum nuk është miku im dhe as nuk hyn ndër dashamirësit e Partisë Socialiste e të qeverisë sonë! Unë nuk jam aspak dakord me opinionin e tij për punën e qeverisë sime dhe këtë ai e di shumë mirë, sepse e ka dëgjuar nga unë, sy më sy dhe jo mbrapa krahëve. Por, zotëria në fjalë ka të gjithë respektin tim për ndihmën që dha kur zotrote bllokoje Reformën në Drejtësi dhe kurrën e kurrës, jo ai po asnjë i huaj i interesuar për Shqipërinë, nuk ka qenë e s’mund të jetë shënjestra e ndonjë sulmi të orkestruar prej meje apo prej Partisë Socialiste. Kurrë! Unë dhe Partia Socialiste, jo vetëm s’jemi marrë me asnjë lloj shkrimi për mikun tënd gjerman, po s’jemi marrë asnjëherë as me vetë jetën tënde personale a me familjarët e tu”.

Por, ky debat se kush e mbron dhe kush e anatemon Gunther Krichbaum ka fare pak rëndësi. Më me vlerë është se ç’efekte do të ketë kjo polemikë shqiptare në votimin që do të bëhet në parlamentin gjerman. Këtu Basha i drejtohet Ramës duke e paralajmëruar për një rrezik: “Me sulmet ndaj Krichbaum, Edi Rama vetëm sa po shton rradhët e deputetëve gjermanë në Bungestag që janë pesimistë për hapjen e negociatave me Shqipërinë, vota e të cilëve është e domosdoshme para se qeveria gjermane të japën vendimin e saj për Shqipërinë”. Ndërsa Rama duke i mohuar këto sulme mbron tezën se e keqja e vetme mund të vijë nga Basha dhe PD, të cilët ngaqë nuk e mundin dot në fushën e lojës, sponsorizojnë për të shpifur miqtë e tu ndërkombëtarë gjithnjë e më të pakët. Ndaj ai i bën thirrje rivali të vet: “ndaloje të paktën deri në qershor eksportin e asaj balte nëpër Europë”.

Në këtë përplasje të shkaktuar nga deklaratat aspak optimiste të kryetarit të komisionit europian të bundestagut i rëndësishëm nuk është as sentimenti i tij personal, as prekja e tij nga trajtimi që i bëjnë në Tiranë. Shqipëria nuk do gjykohet në parlamentin e Berlinit nga këto.

Krichbaum, pati të drejtë, kur në kundërshtim me boritë e propagandës qeveritare erdhi dhe na tha një muaj para kohe, se negociatat nuk do hapeshin në dhjetor të 2016. Atëhere ai pati të drejtë. Ndërsa tani përsëri është treguar i rezervuar duke na paralajmëruar të mos jemi euforikë. Basti i tij i dytë do të vërtetohet në qershor.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Topalli-Patozi: Basha shpalli vdekjen e PD-së

Një ditë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, drejt kryetarit Lulzim Basha kanë vërshuar akuzat lidhur me çështjen e statutit të ri të pa...

14:40

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI