Flash

Vdes papritur në moshën 28-vjeçare Dj Avicii

Lapsi.al 20 April 2018
Vdes papritur në moshën 28-vjeçare Dj Avicii

DJ suedez Avicii u nda nga jeta këtë të premte në moshën 28-vjeçare.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë humbjen e Tim Bergling, i njohur edhe si Avicii.

Ai u gjet i vdekur në Muscat, në Oman, këtë të premte pasdite. Familja ndihet shumë keq dhe ne ju kërkojmë të gjithëve të respektoni privacinë në këtë kohë të vështirë” – u shpreh menaxheri i tij, Diana Baron.

Problemet që Avicii kishte me shëndetin u bënë të njohura disa vite më parë. Ai vuante nga pankreatiti akut, pjesërisht për shkak të teprimit me konsumimin e alkolit.

Në vitin 2014, ai anulloi shfaqje të shumta për t’u rikuperuar pas operacioneve në tëmth.

Më pas, ai vendosi të tërhiqej tërësisht nga turnetë.

“Duhej ta bëja për shëndetin tim", - tha Avicii për The Hollywood Reporter në vitin 2016.

"Skena nuk ishte për mua. As shfaqjet dhe as muzika. Kishte gjithmonë gjëra të tjera që nuk më vinin natyrshëm. Të gjitha pjesët e tjera të të qënit artist. Unë jam një person shumë introvert. Gjithmonë e kisha të vështirë. Mendoj se kam marrë shumë energji negative.” – u shpreh në vitin 2016 DJ i njohur.

Avici u shpërtheu si DJ në vitin 2011, kur publikoi hitin “Levels”, e cila fitoi edhe një titull Grammy. Një tjetër çmim të tillë, Avicii do t’a merrte me David Guettan në vitin 2013, me hitin “Sunshine”.

Po në këtë vit, Avicii do të bëhej DJ i parë që do të mbante titullin e ‘Radio City Music Hall”, në Nju Jork.

Në vitin 2013, Avicii lëshoi ​​albumin e tij, True, ku u shfaq super hiti "Wake Me Up!" me Aloe Blacc. Kënga u bë hit nr. 1 në shumë vende dhe arriti kulmin në nr. 4 në Billboard Hot 100.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Natalie Portman refuzon çmimin e dhënë

Natalie Portman nuk do të marrë pjesë në dorëzimin e çmimit Genesis, që njihet ndryshe si Nobeli hebraik. Arsyeja kanë qenë zhvillimet e fundit në Izerael. K...

19:00

Zayn rikthehet te Gigi

Askush nuk e priste dhe shumë u mërzitën. Por ish çifti duket se po mendon të rikthehen bashkë. Ajo që ngre dyshime është se të mërkurën Zayn u pa afër apart...

17:44

U shtir si Justin Bieber,burgoset me 5 vite

Tristan Jackman krijoi një llogari false në rrjetet sociale duke përdorur foto dhe video nga këngëtari i njohur kanadez. Kështu, u njoh me një vajzë të re, e ci...

17:01

Familja Kardashian mbyll biznesin e tyre

Duket sikur çdo gjë po shkonte mirë por motrat Kardashian kanë vendosur të mbyllin biznesin e tyre dhe bëhet fjalë për dyqanin original të veshjeve DASH.  Ka qe...

16:13

Edhe Beyonce me rimel 8-të dollarësh

Beyonce është një prej personazheve që çudit gjithmonë me paraqitjet e saj. Si një diva e vërtetë ajo nuk zhgënjen kurrë. Por edhe pse ka një pasuri prej 350 mi...

15:16

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI