Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Ish-shefi i FBI tregon bisedat e Trump me Putin për prostitutat ruse

Lapsi.al 20 April 2018
Ish-shefi i FBI tregon bisedat e Trump me Putin për prostitutat ruse

Sipas ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë homologut amerikan, Donald Trump, se në Rusi janë prostitutat më të bukura në botë.

"Kemi prostitutat më të bukura në botë" - supozohet t'i ketë thënë Putin-Donald Trumpit, sipas një dokumenti të nxjerrë nga James Comey.

Sipas Comey, Trump ia ka thënë këtë gjë në një takim në Shtëpinë e Bardhë, në shkurt të vitit të kaluar, pak javë pas inaugurimit të tij si president.

“Ai nuk tha se në çfarë takimi ia kishte thënë saktesisht Putini këtë gjë”- shkuan Comey në dokumentin e botuar nga Associated Press.

Trump e ka quajtur vazhdimisht ish-shefin e FBI-së një gënjeshtar.

Disa ditë më parë, Trump shkroi në Tëitter se pretendimet e Comeyt ishin "Fake". Sipas Trump, James Comey meriton të dënohet me burg. Presidenti gjithashtu është shprehur se Comey do të mbahet mend si drejtori më i keq i FBI-së në histori.

Duke qenë se Comey nxjerr në shitje një libër tani ku përfshihen shumë biseda të supozuara dhe fakte nga takimet me Donald Trump, partia Republikane e ka sulmuar ish-drejtorin e FBI-së duke thënë se të gjitha këto akuza ndaj Trump kanë vetëm një qëllim, tërheqjen e një vëmendje sa më të madhe e cila do të bënte që libri i tij të shitej shumë. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI