Flash

Lirohen 7 protestues kuksianë, thirrjet në Shkodër "Burg për Edi Ramën"

Lapsi.al 20 April 2018
Lirohen 7 protestues kuksianë, thirrjet në Shkodër "Burg

Shtatë prej të arrestuarve për protestën në Kalimash u lanë të lirë nga Gjykata e Apelit në Shkodër, ndërsa 4 të tjerë mbeten ende në qeli. Vendimi u prit me thirrjet "Burg për Edi Ramën" nga protestues kuksianë dhe shkodranë që ishin grumbulluar përballë Gjykatës në pritje të vendimit.

https://www.youtube.com/watch?v=RmZqjo4b2Iw&feature=youtu.be

Familjarë dhe të afërm të kuksianëve që u arrestuan për protestën e Kalimashit në 31 Mars, protestuan në Shkodër ndërsa zhvillohej seanca e rivlerësimit të masës së arrestit për kuksianët që ndiqen penalisht.

Protestës iu bashkuan edhe mbështetës të opozitës, ndërsa deputetët e PD dhe LSI udhëtuan drejt Shkodrës për të ndjekur nga afër gjyqin. Gjatë paradites, Gjykata e Apelit në Shkodër u mbajt e rrethuar nga 150 policë që ruanin godinën, ndërsa protestuesit qëndronin jashtë saj me thirrjet "Lironi vëllezërit tanë", "Poshtë Fatmir Xhafaj" apo "Poshtë Saimir Tahiri".

Avokatët e të arrestuarve denoncuan falsifikimin e dokumentave të arrestimit, me pretendimin se kuksianët e morën nga shtëpitë e tyre në mesnatë në kundërshtim me ligjin.

https://www.youtube.com/watch?v=rS6MBGm-3OM&feature=youtu.be

Pamjet e arrestimit të kuksianëve nga kamerat e sigurisë që tregojnë forcat speciale në orën 03:00 pas mesnate nuk u pranuan në gjykatë si prova.

Jashtë godinës së Gjykatës situata u tensionua, kur protestuesit kanë ndezur tymuese me thirrjet kundër qeverisë.

Në protestën e 31 Marsit në Kalimash, qindra qytetarë kuksianë të irrituar me taksën 10 euro protestuan kundër vendimit të qeverisë.

Protesta u përshkallëzua dhe kuksianët hynë në pikën e pagesës së taksës duke shkatërruar dhe djegur kabinat, sportelet dhe trarët e vendosura nga kompania private që ka fituar konçensionin.

Në mesnatë, policia nisi bastisjet në Kukës dhe 23 persona u arrestuan. Për disa ditë në qytet qëndruan forcat speciale, por pavarësisht arrestimeve dhe presionit, Edi Rama vendosi të tërhiqej nga taksa 10 euro, vetëm për disa muaj, duke premtuar lehtësira për banorët e Kukësit.

https://www.youtube.com/watch?v=lBVOgvk5ksc&feature=youtu.be

 

https://www.youtube.com/watch?v=7U6EQQg4rKI&feature=youtu.be

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI