Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Ekzekutohet njeriu më i vjetër i dënuar me vdekje, vrasësi i gjykatësve amerikanë

Lapsi.al 19 April 2018
Ekzekutohet njeriu më i vjetër i dënuar me vdekje, vrasësi i

Në shtetin Alabama të SHBA-ve sot do të ekzekutohet ëalter Leroy Moody, vrasësi 83-vjeçar, për të cilën thuhet se është personi më i vjetër i dënuar me vdekje në SHBA, në kohën moderne.

Ekzekutimi i Moody është planifikuar në mbrëmje, sipas kohës lokale, në burgun ëilliam Holman në Atmore.

Ai është akuzuar dhe dënuar për përgatitjen e bombave me sahat dhe vendosjen e tyre në vitin 1989.

Moody ndërtoi bomba të fshehura në pako të manipuluara, për t'u shpërthyer kur ato hapeshin. Në vitin 1989, një nga ato bomba vrau gjyqtarin e qarkut të 11-të, Robert S. Vance në shtëpinë e tij dhe dy ditë më vonë, një tjetër bombë vrau avokatin e të drejtave civile Robert E. Robinson në zyrën e tij në Savannah, Ga. Bomba gjithashtu plagosi rëndë gruan e gjyqtarit, Helen Vance.

Dy bomba të tjera u kapën para se të mund të shkaktonin të tjerë viktima - në një gjykatën kryesore të Circuit 11 në Atlanta dhe një tjetër në zyrën e NAACP në Jacksonville, FL.

Pajisjet bartnin ngjashmëri që çuan ekspertët në përfundimin se ato ishin bërë nga i njëjti person duke përfshirë llojin e njëjtë të pluhurit, baterive dhe shiritave të gomës që siguronin siguresat e bombave.

Rreth kohës së sulmeve, një stacion televiziv në Atlanta mori një letër që kërcënonte më shumë sulme ndaj gjyqtarëve dhe avokatëve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI