Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Vatër zjarri në Selenicë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selen...

20:02

'Sulltani' i etur për pushtet, çon Turqinë në zgjedhje të parakohshme

Lapsi.al 18 April 2018
'Sulltani' i etur për pushtet, çon Turqinë në

Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan nuk i mjafton pushteti që ka. Ai ka marrë vendimin që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme përpara 24 qershorit, me qëllim që të përshpejtojë hyrjen në fuqi të presidencës ekzekutive. Një vit më parë Erdogan fitoi referendumin për të ndryshuar Kushtetutën dhe për të të krijuar një republikë presidenciale me kompetenca të shumta të presidentit, por hyrja në fuqi e këtij ndryshimi ishte lënë të bëhej pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, të cilat zhvillohen verën e vitit të ardhshëm. Në këtë mënyrë ai ka vendosur që të ushtrojë më herët kompetencat e tij të reja, duke mos pritur edhe një vit.

"Edhe pse presidenti dhe qeveria po punojnë në mënyrë të njëjtë, sëmundjet e sistemit të vjetër përballen me çdo hap që marrim. Zhvillimet në Siri dhe kudo tjetër e kanë bërë të vështirë të kalosh në sistemin e ri ekzekutiv në mënyrë që të ndërmarrim hapa të mëtejshëm për të ardhmen e vendit tonë. Ne diskutuam thirrjen e Bahceli me autoritetet tona relevante. Arritëm një marrëveshje që ne duhet t'i qasemi pozitivisht këtyre zgjedhjeve të parakohshme", tha Erdogan gjatë një fjalimi të transmetuar direkt në televizion.

Më herët ai zhvilloi takim me kreun e partisë nacionaliste MHP, Devlet Bahceli, të cilin e bindi për të hyrë së bashku në zgjedhje. Erdogan vit pas viti ka konsoliduar pushtetin e tij në krye të vendit, ndërsa pas tentativës për grusht shteti dy vjet më parë, i ka shpallur një luftë të ashpër klerikut Fetullah Gylen. Njerëzit e këtij të fundit të shpërndarë nëpër organizata dhe media, janë në shënjestër të autoriteteve turke për t’u arrestuar. Mijëra prej tyre janë tashmë nëpër burgje.

Disa javë më parë 6 shtetas turq në Kosovë, të lidhur me Gylen, u rrëmbyen nga shërbimet turke dhe u ekstraduan drejt Stambollit, në shkelje të plotë të gjithë procedurave ligjore. Po kështu edhe në Shqipëri, flitet për një listë njerëzish të Gylen, të cilët Erdogan ia ka kërkuar Ramës në disa takime me radhë. Po kështu Erdogan i ka kërkuar Shqipërisë të mbyllë institucionet arsimore të Gylen në vendin tonë.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI