Flash

Rama edhe ne sy të Mogherinit aludon për bashkëpunimin e opozitës me forcat anti BE

Lapsi.al 18 April 2018
Rama edhe ne sy të Mogherinit aludon për bashkëpunimin e

I vendosur në krah të shefes të diplomacisë europiane, për të celebruar dhënien e rekomandimit për hapjen e  negociatave, kryeministri Rama nuk ka harruar të shigjetojë opozitën. Megjithëse u mundua të tregohet politikisht korrekt dhe të thotë se kjo është një fitore e të gjithëve, të përsërisë ftesën për bashkëpunim me Bashën, Rama nuk e harroi zakonin e vjetër të helmëhedhjes.

“Dua t’i lutem opozitës jo si kryeminister, aq me pak si kreu i PS, që mos punojne me faktore të huaj politikë që kërkojnë t’a pengojnë procesin e integrimit të Shqiprise drejt BE” tha ai duke I’u lutur kundërshtarëve “të mos ushqejnë zyra deputetesh me gënjeshtra dhe gjysëm te vërteta” port ë flasin të gjithë gjuhën kuq e zi përpara të huajve.

Gjithësesi Rama e la evaziv faktin se çfarë kupton me ata që i quan me “faktore të huaj politikë që kërkojnë t’a pengojnë procesin e integrimit të Shqiprise drejt BE”. Disa me to mund të kuptojnë sipas dëshirës politikat e Rusisë për të cilat qeveria e ka akuzuar fort kohët e fundit PD-në, ndërsa disa të tjerë me to mund të kuptojnë bashkëpunimin me qarqet eurofobe.

©Lapsi.al

 

 

 

Të këshilluara

Emily Ratakowsky, topless ne plazh (FOTO)

Emily Ratajkowski ka arritur majat e karrierës së saj si modele, duke shfaqur linjat fantastike. E modelja natyrisht që nuk ndjehet e turpshme që të tregojë ase...

17:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI