Flash

Iva Tiço thumbon Armina Mevlanin: Të ktheu nga adoleshente normale, në grua me rezidencë e veshje 4 mijë euro

Lapsi.al 18 April 2018
Iva Tiço thumbon Armina Mevlanin: Të ktheu nga adoleshente normale,

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Kuthin e Piter Panit”, Armina Mevani është vënë përballë disa pyetjeve të fëmijëve. Por një ndër to ishte pikërisht për vjehrrin e saj, Sali Berisha, teksa ka ndërhyrë aktorja Rudina Dembacaj, e cila e ka pyetur nëse ia lanë këmbët “si nuse që është”.

“Ai  për atë punë… meriton t’ia lash me flori”. Është shprehur me humor ajo. Kjo përgjigje e Arminës ka sjellë edhe ‘nervin’ e Iva Tiços, gazetares dhe ish zëdhënëses së ministrit të Bujqësisë në kohën e PD-së, Genc Ruli.

Në një shkrim në Tirana Post ajo sqaron një shoqen e saj për atë çka kishte deklaruar Armina.

“E si mund të mos meritojë t’i lahen me këmbët me flori?! Kujtdo që do ia ndryshonte jetën dhe do ta kthente nga një adoleshente normale, me një jetë fare mesatare, në një grua që jeton në një rezidencë me vila private jashtë Tiranës, që ka një biznes në mes të Bllokut, që bën pushime ëndrrash, që në çdo dalje publike ka së paku 4 mijë euro veshje në trup, do t’ia lante me flori e shkuar floririt. Dhe turp e jazëk i qoftë po të mos e bënte”.

Sipas Tiços “’Pse ma shani Zenin? Ai është i mirë’, i pat thënë një ditë një koleges sime dhe e zuri ngushtë. Siç mund të më zërë dhe mua nesër pasnesër po më doli përpara: që tani e di që do më vijë turp dhe nuk do kem ç’t’i them. Eshtë e bukur, e paqtë, të çarmatos me sinqeritet. Dhe pooooo, Zeni është shumë i mire. Për të, ama. Nuk ka pse të mos jetë. Gjithë çfarë shkruhet në media, për afera korruptive, përfshirje në vrasje fëmijësh për të bërë para në Gërdec, gjithë të zezat që thuhen lart e poshtë, për Arminën, janë thjesht sulme politike. Ajo e beson njeriun që dashuron dhe mirë bën! Këtë e bën çdo grua e dashuruar. Për aq kohë sa nuk ka asnjë hetim për të qenë dhe proces për Shkëlzen Berishën, por as një transparencë për biznesin dhe paratë e Arminës, Zeni është i mirë dhe shkuar të mirit. Kurse Armina jetën luksoze e ka ndërtuar me punë të ndershme”.

Të këshilluara

Jessie J, fituese në The Voice Australia

Ajo ka qenë si trajnere në The Voice Australia dhe në The Voice Uk por këtë herë për 3 muaj ka konkuruar me  talentët e Kinës. Ajo ka kënduar këngët e saja p...

16:52

Ç'po ndodh mes Tyga dhe Iggy Azalea

A do të kemi një çift të ri në "Hollyëood"? Sipas burimeve të "TMZ"  po. Bëhët fjalë për Tyga dhe Iggy Azalea, të cilët janë parë mjaft pran njëri tjetrin në "C...

16:27

Edhe një femër tjetër braktis Zayn Malik

Ndarja mes Gigi Hadid dhe Zayn Malik ka qënë një ndër temat më të "nxehta" në shoëbizzin e "Hollywood". Çifti  i dha fund mardhënies disa vjeçare për arsye ende...

15:21

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI