Flash

Almeda Abazi kthehet në Turqi, aksidentohet me bashkëshortin e saj

Lapsi.al 18 April 2018
Almeda Abazi kthehet në Turqi, aksidentohet me bashkëshortin e saj

Çdo fundjavë pas përfundimit të “Dancing With the Stars”, Almeda Abazi merr avionin dhe niset drejt Turqisë. Jeta e saj tashmë është e ndarë mes dy shteteve, puna në Shqipëri dhe jetesa me bashkëshortin e saj Tolhgahan Sayisman në Turqi.

Mbrëmjen e djeshme ata kanë dalë të shijojnë një darkë në çift, por nata e tyre ka pasur një fund të papëlqyeshëm. Mediat turke raportojnë se pasi çifti ka përfunduar darkën dhe po shkonin në shtëpi, në parkingun e restorantit janë përplasur nga një taksi. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale. Makina është dëmtuar në krahun e majtë, vendin e shoferit. Aktori i njohur, Sayisman njëkohësisht bashkëshorti i moderatores shqiptare ka pritur mbërritjen e policisë dhe i është nënshtruar testit të alkoolit. Nuk dihet ende se cili ka qenë rezultati por për fat asnjëri prej personave nuk është lënduar.

Të këshilluara

Aktori i Portokallisë bëhet baba (FOTO)

Aktori  i spektaklit të humorit ‘Portokalli” Marin Orhanasi , është bërë baba për herë të dytë. Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, aktori ka b...

13:22

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI