Flash

Tuvana Turkay zbulon tradhëtinë e të dashurit futbollist

Lapsi.al 17 April 2018
Tuvana Turkay zbulon tradhëtinë e të dashurit futbollist

Aktorja e njohur turke Tuvana Turkay është ndarë nga i dashuri i saj Fenerbahce Alper Potuk pasi e kapi mat duke e tradhëtuar me dy femra.

Sipas mediave turke futbollisti organizoi një festë në shtëpinë e tij me një shok dhe dy femra.Turkay, e njohur në Shqipëri për rolin e saj të Baharit në 'Diamante dhe Dashuri, i shkoi në shtëpi futbollistit pasi ky i fundit nuk iu ishte përgjigjur në telefon. Ajo i kishte rënë derës por Alper Potuk nuk e kishte hapur. Më pas aktorja është futur në shtëpi dhe e kapi të dashurin ndërsa po argëtohej me dy femrat.

Ndonëse Alper u përpoq të shpjegonte situatën, Tuvana Turkay, e cila kishte përjetuar një ngjarje të ngjashme më parë, i dha fund marrëdhënies në atë moment.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI