Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Kritika për bombardimin në Siri, Theresa May 'mbrohet' me Kosovën

Lapsi.al 17 April 2018
Kritika për bombardimin në Siri, Theresa May 'mbrohet' me

Kryeministrja britanike, Theresa May, u përball me kritika të ashpra nga opozita për ndërhyrjen e vendit në sulmet në Siri. May kujtoi kohën kur qeveria e drejtuar nga laburistët, tani në opozitë dhe kritikë për këto sulme, ndërhynë në Kosovë në vitin 1999 për zbutjen e vuajtjeve humanitare.

‘Mirror’ raporton se kryeministrja britanike i është përgjigjur kreut të Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, se dallimi i vetëm është se në Siri janë përdorur armët kimike.

“Zbutja e vuajtjeve humanitare është arsye e vlefshme e cila është përdrorur nga partia laburiste në ndërhyrjen në Kosovë”, - u shpreh Theresa May.

Kryeministrja britanike ka vazhduar të këmbëngulë se vendimi për ndërhyrje ishte i duhuri.

Ajo është përballur me kritika të shumta për pjesëmarrje në këto sulme, sidomos nga partitë rivale në opozitë.

Ditën e shtunë, SHBA, Franca dhe Britania e Madhe kryen një sulm të koordinuar me raketa në Siri. Qëllimi ishte të goditeshin bazat me armë kimike të regjimit sirian.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI