Flash

Krahasimi/ A bllofoi Rama në fjalimin për rekomandimin e BE?

Lapsi.al 17 April 2018
Krahasimi/ A bllofoi Rama në fjalimin për rekomandimin e BE?

Po të dëgjoje sot fjalimin e Edi Ramës të dukej sikur kishe të bëje me një ditë të veçantë. Ai e quajti 17 prillin “Një kapitull të ri për shtetin tonë” dhe e shiti dhënien e sotme të rekomandimit si hyrje të Shqipërisë në një fazë të re.

Në fakt e vërteta është pak më ndryshe. E para sepse negociatat nuk janë hapur, por vetëm se Komisioni Europian i ka sugjeruar vendeve anëtare ta bëjnë këtë gjë (mund të ndodhë në qershor apo në dhjetorin e këtij viti).

Dhe e dyta, më e rëndësishmja, që Rama bëri sikur e kishte harruar, është fakti se Komisioni Europian e kishte dhënë edhe njëherë rekomandimin në nëntor të vitit 2016

Shiko poshtë Linkun e reporter.al : http://www.reporter.al/komisioni-europian-rekomandon-hapjen-e-negociatave-me-shqiperine/

“Rekomandimi për hapjen e negociatave do të kushtëzohet nga progresi që do të bëhet në lidhje me zbatimin e reformës në drejtësi, në mënyrë të veçantë për sa i përket rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (i ashtuquajturi procesi vetingut),” tha Hahn.

Pra rekomandimi ishte bërë edhe më parë, por me kushtin e zbatimit të reformës në drejtësi. 

Po sot, çfarë të reje ka që e entuziazmoi kryeministrin aq shumë? Po të lexohet rekomandimi i tanishem aty nenvizohet pak a shume i njejti kusht: “Në kuadër të progresit të arritur, Komisioni rekomandon që Këshilli të vendosë që negociatat e anëtarësimit të hapen me Shqipërinë, duke ruajtur dhe thelluar momentin aktual të reformës në fushën kyçe të sundimit të ligjit, në veçanti në të pesë prioritetet kyçe, dhe duke vazhduar të japë rezultate konkrete dhe të prekshme në rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve (vetting).”

Pra rekomandimet ngjajnë si dy pika uji dhe nëse ai do të shërbejë si bazë për hapjen e negociatave do të vendosin vendet anëtare. Atëherë po do të jetë dita për të celebruar realisht.

©Lapsi.al

Lexo më tej:

Brukseli tha “po”, por nuk ka vend për festë

Çelja e negociatave, Rama fton Bashën për një pakt të dytë

Të këshilluara

Të martën hapen negociatat. Po Tahiri?

Java që vjen do të jetë vendimtare për Shqipërinë sa i përket procesit të integrimit, pasi do të mësojmë çfarë do të ndodhë me hapjen e negociatave me BE-në. De...

20:48

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI