Flash

Franca kundër zgjerimit të BE-së, Junker luan fort: Rikthehen luftrat në Ballkan!

Lapsi.al 17 April 2018
Franca kundër zgjerimit të BE-së, Junker luan fort: Rikthehen

Vendimi për zgjerimin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Europian ka krijuar përplasje në Parlamentit Europian, duke nxjerrë hapur Francën kundër zgjerimit. Për presidentit francez Emanuel Makron nuk duhet të ketë zgjerim me vende të tjera, ndërsa kreu i Komisionit Europian Zhan Klod Junker ka folur për rrezikun e shpërthimit të një lufte në Ballkan, njësoj si në vitet 90.

"Nëse nuk hapim dyert për vendet e atij rajoni tragjik dhe të komplikuar, dhe nëse nuk i tregojmë një perspektivë europiane, do të shohim të rikthehen luftërat, njësoj si në 1990" tha kreu i Komisionit, Zhan Klod Junker në Parlamentin Europian.

"Unë nuk dua të shoh rikthimin e luftës në Ballkan, ndaj ne duhet të hapemi përkundrejt tyre", u shpreh ai.

Por Presidenti francez, Emmanuel Macron, duke folur në Strazburg këtë të martë, tha se ai beson që BE duhet të përmirësojë qeverisjen e brendshme, para se të hapet për anëtarë të rinj.

"A do të kemi 30, 32 (vende anëtare) brenda dy viteve? Me të njëjtat rregulla, kjo thjesht nuk është e mundur", tha Makron.

Në fjalën që mbajti në Parlamentin Europian, presidenti francez Emanuel Makron tha se BE nuk duhet të pranojë anëtarë të rinj, deri kur blloku me 28 vende të jetë më i integruar brenda vetes dhe të ketë kaluar një reformë të thellë.

Makron i tha ligjvënësve të BE se ai kërkon afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në projektin Europian, por nuk është kjo koha për t’i lejuar të bëhen pjesë e bashkimit.

Unë do të mbështes zgjerimin vetëm nëse më parë ka një reformë të thellë të Europës tonë” tha Malron duke shtuar.

“Nuk dua një Ballkan që sheh nga Turqia apo Rusia, por nuk dua as një Europë që kur funksionon me vështirësi me 28 vende sot, me 27 vende nesër, do të vendosë që ne të shpejtojmë, për të qenë nesër 30 apo 32 me të njëjtat rregulla"

Deklaratat u bënë para prezantimit të progres- raportit të Komisionit Europian, për negociatat me vendet e Ballkanit Perëndimor për anëtarsim. Nëse qëndrimi i Francës nuk ndryshon, gjasat janë që për asnjë nga vendet aspirante të mos ketë përparim në procesin e integrimit.

Polonia, Italia dhe Austria janë mes vendeve që mbështesin hapjen e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, ku kohët e fundit ka një rritje të ndikimit rus dhe kinez./ Reuters, Përshtati në shqip Lapsi.al

Të këshilluara

Të martën hapen negociatat. Po Tahiri?

Java që vjen do të jetë vendimtare për Shqipërinë sa i përket procesit të integrimit, pasi do të mësojmë çfarë do të ndodhë me hapjen e negociatave me BE-në. De...

20:48

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI