Flash

Bebe Rexha dhe Eminem dhurojnë spektakël në "Coachella"

Lapsi.al 17 April 2018
Bebe Rexha dhe Eminem dhurojnë spektakël në "Coachella"

Ajo e quan legjendë, dhe nuk mund të jetë ndryshe. Reperi më i famshëm i muzikës botërore, që numëron miliona disqe muzikore të shitura ndër vite, ka qenë përkrah artistes me origjinë shqiptare, e cila gjithashtu po ndërton një karrierë të admirueshme në skenat më prestigjioze të botës.

Dhe nuk mund të ketë dyshime! Bebe Rexha dhe Eminem kanë performuar bashkë në festivalin e Coachella-s, i cili është kthyer në një traditë të përvitshme artistike, duke mbledhur artistët më në zë të momentit. Një prej tyre ishte edhe Beyonce, e cila interpretoi 26 këngë hit nga repertori i saj.Por, këngëtarja shqiptare nuk e ka fshehur entuziasmin që për herë të parë mund të këndonte përkrah një artisti si Eminem. Në instagram, ku ajo ka postuar foto dhe video gjatë nga performanca e dyshes fantastike, Bebe ka shkruar: "Nata e mbrëmshme ishte një film. Këndova një këngë që më ndryshoi jetën, pikërisht me legjendën. Gjithçka rrotullohet dhe kthehet në një cikël të plotë".

Le të mos harrojmë që këngëtarja e njohur ka publikuar disa këngë të reja të sukseshme që i shtohen gamës së këngëve të njohura që ajo ka lançuar deri tani.

Të këshilluara

Conchita: Jam e prekur nga HIV

Fituesja e “Eurovision”-it e cila para tri vitesh u komentua shumë për look-un e saj, Conchita, me anë të një rrëfimi shumë të sinqertë ka treguar se ajo është ...

14:37

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI