Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Vatër zjarri në Selenicë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selen...

20:02

BE i kërkon rrjeteve sociale të “dorëzojnë” mesazhet e terroristëve

Lapsi.al 17 April 2018
BE i kërkon rrjeteve sociale të “dorëzojnë”

Komisioni Europian po tenton të detyrojë kompanitë teknologjike, pavarësisht vendit ku i kanë selitë e tyre në Bashkimin Europian, të dorëzojnë “e-mail”-e, mesazhe SMS apo komunikimet në aplikacione të ndryshme të të dyshuarve për terrorizëm brenda pak orësh pas një urdhri gjyqësor.

Sipas këtyre planeve, gjykatësit në cilindo vend anëtar do të kenë mundësi të “sekuestrojnë” prova elektronike të mbajtura nga një ofrues shërbimi në një tjetër vend europian, përmes një urdhri ndëreuropian.

Kompetencat do të mbulonin gjithashtu edhe sekuestrimin e të dhënave jashtë një vendi të BE-së, nga një kompani teknologjike “që ofron shërbime në union, ose është themeluar apo përfaqësohet” në një vend anëtar të BE-së.

Informacioni do të duhet të dorëzohet nga ofruesi i shërbimit brenda 10 ditësh nga marrja e urdhrit gjyqësor, ose jo më vonë se 6 orë në rastet më emergjente.

Aktualisht, në varësi të procesit gjyqësor, limitet kohore përpara të cilave një kompani teknologjike duhet t’iu përgjigjet gjykatave kombëtare mund të variojë nga 120 ditë në 10 muaj.

“Provat elektronike janë gjithnjë e më të rëndësishme në procedimet penale. Ne nuk mund t’u lejojmë kriminelëve dhe terroristëve të shfrytëzojnë teknologjitë moderne të komunikimeve elektronike për të fshehur veprimet e tyre kriminale dhe për t’i ikur drejtësisë.

Nuk duhet kurrsesi të ketë një strehë për kriminelët apo terroristët në Europë, ‘online’ apo ‘offline’ qofshin. Propozimet e sotme do të vendosin përpara mjetet e paprecedenta që iu mundësojnë autoriteteve kompetente jo vetëm të mbledhin prova elektronike me shpejtësi dhe eficencë anembanë kufijve, por edhe për sigurimin e masave të sigurisë për të drejtat dhe liritë e njerëzve të prekur”, u shpreh zv. Presidenti i KE-së, Frans Timmermans.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI