Flash

Aktorët e teatrit kundër Hervin Çulit,'Servil dhe për 4 vjet'

Lapsi.al 17 April 2018
Aktorët e teatrit kundër Hervin Çulit,'Servil dhe për

Debati për prishjen e Teatrit Kombëtar vazhdon ende.

Aktorët e këtij institucioni janë mbledhur sot në ambjentet e jashtme të Teatrit për të kundërshtuar vendimin për prishjen. Ndër ta ishte edhe “Nderi i Kombit”, Robert Ndrenika, i cili u shpreh se në këtë projekt vjen era hajdutllëk. “Këta duan të marrin tokën, po duhet të flasin, kryetari i Kuvendit, a shoqëria civile, të flasin. Mua më tha dikush që edhe ndërkombëtarët nuk janë dakort me këtë. Të na lënë kështu siç jemi se shkojmë dhe 70 vite të tjera. Prandaj kaq dua të them. Këtu vjen era hajdutllëk, kusari,” – tha Ndrenika. Nga ana tjetër, Arben Derhemi ka kundërshtuar projektin dhe është shprehur kundër kryetarit “të rinovuar” të Teatrit, Hervin Çuli. “Drejtori, ai që ka lëpirë 4 vjet, dhe do lëpijë dhe 4 vjet të tjera se u rizgjodh por na mbylli derën. E ka detyrim ligjor të na hapë derën ne sindikatës së aktorëve. Ai nuk mund t’i mbyllë dyert e teatrit kombëtar, për aktorët dhe qytetarët. A e kuptoni që në vend të vijë këtu e të na mbrojë, ai mbyll dyert, por ai vazhdon lëpin,”, – u shpreh Derhemi.

Të këshilluara

Conchita: Jam e prekur nga HIV

Fituesja e “Eurovision”-it e cila para tri vitesh u komentua shumë për look-un e saj, Conchita, me anë të një rrëfimi shumë të sinqertë ka treguar se ajo është ...

14:37

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI