- Trump mund të preket nga shantazhi rus. “Mendoj se është e mundur. Nuk e di. Këto janë fjalë të cilat kurrë nuk kam menduar se do ti them për një president amerikan, por është e mundur”.
- Presidenti “i trajton gratë si copa mishi”.
- Lidhur me kërkesën e Trump ndaj Comeyt për të ndaluar hetimin ndaj ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn, kjo është “sigurisht një provë e pengimit të drejtësisë”.
- Comey tha se Trump ka “një inteligjencë mbi mesataren, dhe është i aftë të ndjekë bisedat dhe të dijë se çfarë po ndodh”.
- “Unë nuk mendoj se ai është i papërshtatshëm nga ana shëndetësore për të qenë president. Unë mendoj se ai është moralisht i papërshtatshëm për të qenë president”.
- Comey u shpreh se Trump “do të njollosë të gjithë njerëzit pranë tij. Pyetja është, deri sa do t’i njollosë”.
- Trump u fiksua që të hidhte poshtë pretendimet se ai pagoi disa prostituta për të urinuar në shtrat në një dhomë hoteli në Moskë. Comey u shpreh: “A të dukem si një djalë që ka nevojë për prostituta?”
Kjo intervistë vjen vetëm disa ditë para daljes në shitje të librit të tij shumë të përfolur, “A Higher Loyalty: Truth, Lies, and Leadership” (Një Besnikëri më e Madhe: Të vërteta, Gënjeshtra, dhe Udhëheqje). 200 mijë kopje të këtij libri janë prenotuar që tani.
Në vazhdim të intervistës, Comey duket se nuk ka fare simpati për njeriun që e shkarkoi atë muajin e kaluar.
“Sfida e këtij presidenti është se ai do të njollosë çdo person rreth tij. Pyetja është sa do t’i njollosë. Dhe sa duhet të jesh njollosur për të qenë përfundimisht i pamundur për t’i shërbyer vendit tënd”.
Megjithatë, ish-drejtori i FBI-së u shpreh se ai do të vazhdonte të punonte për qeverinë nëse nuk do të ishte shkarkuar. “Unë u frikësova. Do të ishta një drejtor i pakënaqur i FBI-së, por në një farë mënyre krenar për organizatën dhe rolin tim në përpjekjen për ta mbrojtur atë”.
Comey gjithashtu kujtoi bisedën e tij me Trump, ku ai tha se presidenti i kërkoi që të ndalonte një hetim mbi këshilltarin e atëhershëm të Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn. Trump është shprehur se ky është një pretendim i pavërtetë i Comeyt. Trump gjithashtu kërcënoi me publikimin e regjistrimeve të bisedës mes tij dhe Comeyt, për të provuar se nuk ka kërkuar nga ish-shefi i FBI-së të ndalonte ndonjë hetim.
Comey përsëriti se ai shpresonte se regjistrime të tilla ekzistonin. Ai u shpreh se natyra e fshehtë e takimit mund të nënkuptojë se Trump e dinte që po kundërshtonte konventën me një kërkesë të tillë.
“Nëse ai nuk e dinte se po bënte diçka të pahijshme, pse i përjashtoi Kryeprokurorin, zv.presidentin e SHBA-ve dhe drejtuesit e agjencive të inteligjencës nga takimi. Dua të them, pse isha vetëm unë aty?
Do të isha një person i çmendur nëse po e sajoja të gjithë këtë ngjarje” – u shpreh James Comey.
Ish-drejtori i FBI-së u pyet nëse besonte se presidenti ka penguar drejtësinë. Ai u përgjigj: “Ndoshta”.
“Dua të them, sigurisht që është një provë e pengimit të drejtësisë. Do të varet nga gjëra të tjera që reflektojnë qëllimin e tij. Unë nuk jam hetues ose prokuror në këtë rast, jam vetëm një dëshmitar”.
Ndër temat më spekulative që u diskutuan në intervistë, ishte dosja famëkeqe “Steele”, që u hartua nga një ish-spiun britanik, ku pretendohet se ekzistojnë filmime të Trump që sheh prostituta që urinojnë, në një suitë të një hoteli në Moskë. Comey e informoi Trump-in lidhur me këto akuza privatisht disa herë, dhe ai shkruan në librin e tij se Trump ishte i fiksuar të mos i pranonte ato.
Të dielën, Comey u shpreh se nuk ishte i sigurt nëse thashethemet ishin të vërteta, por theksoi se presidenti mund të jetë i shantazhueshëm nga qeveria ruse.
“Unë sinqerisht kurrë nuk kam menduar se do të thoja këto fjalë, por nuk e di nëse presidenti i SHBA-ve ishte me prostituta që urinonin mbi njëra tjetrën, në Moskë, në vitin 2013. Është e mundur, por nuk e di” – u shpreh Comey.
Intervista u pasua nga reagime të menjëhershme nga udhëheqja republikane.
“Turneu i publicitetit të James Comey riafirmon se besnikëria e tij e vërtetë është vetëm me veten e tij” – u shpreh Ronna McDaniel, kryetarja e Komitetit Kombëtar Republikan.
“E vetmja gjë më e keqe se historia e sjelljes së keqe të Comey është gatishmëria e tij për të thënë gjithçka që të shesë librin e tij sa më shumë. Ai nuk është i besueshëm dhe presidenti Trump pati të drejtë kur dëgjoi thirrjet nga të dyja partitë, që t’a pushonte Comeyn nga puna” – u shpreh republikanja Ronna McDaniel. (përktheu lapsi.al)
Trump iu përgjigj mënjehërë Comeyt në Twitter. Ai e quajti Comeyn një “gënjështar të rrezikshëm” dhe u shpreh se ai duhet të burgoset për veprimet e tij në krye të FBI-së. Zëdhënësja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Sarah Sanders u shpreh më vonë se Comey “do të njihet gjithmonë si një i turpëruar që theu besimin e tij të shenjtë me presidentin e Shteteve të Bashkuara”.
Trump vazhdoi me sulmet në Twitter të dielën, duke e akuzuar ish-shefin e FBI-së se vetëm flet gënjeshtra dhe parashikoi se Comey do të hynte në histori si “drejtori më i keq i FBI-së”.
Comey iu përgjigj sulmeve të Trump duke thënë se libri i tij ishte për “lidershipin etik dhe që nxjerr në pah histori nga jeta ime dhe leksione që mora nga të tjerët.”
Comey vazhdoi: “Në librin tim janë 3 presidentë: 2 ndihmojnë të ilustrojnë vlerat në zemër të udhëheqjes etike, ndërsa 1 shërben për të ilustruar të kundërtën.
Unë shpresoj që njerëzit t’a lexojnë të gjithë librin dhe ai të jetë i dobishëm për ta”.
Huffington Post, përshtati në shqip ©LAPSI.AL