Flash

Ikën Basha, Berisha “bëhet” kryetar i PD dhe jep direktivat e para

Lapsi.al 16 April 2018
Ikën Basha, Berisha “bëhet” kryetar i PD dhe jep

Në mungesë të kreut të PD-së Lulzim Basha, mbledhjen e ditës së sotme e ka drejtuar ish-kryeministri dhe lideri historik i kësaj partie, Sali Berisha.

Siç bëhet me dije, Berisha u ka kërkuar deputetëve që të jenë më të angazhuar dhe të shumëfishojnë kontaktet me qytetarët. Berisha ka thënë se kryeministri Edi Rama po instalon një diktaturë të re në Shqipëri, dhe për këtë opozita duke të provojë të gjitha format për ta ndaluar. Ish-kreu i PD-së duke bërë një paronamim të situatës së gjendjes ekonomike, mësohet të jetë shprehur se deputetët duhet ë dalin derë më derë me fletëpalosje në mbrojte të biznesit të vogël. Prej disa javësh, opozita është në aksion kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ku kërkon lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar pas protestës kundër tarifës së rrugës së Kombit, si dhe heqjen e TVSH për bizneset e vogla. Kujtojmë se Basha ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani.

Të këshilluara

Emily Ratakowsky, topless ne plazh (FOTO)

Emily Ratajkowski ka arritur majat e karrierës së saj si modele, duke shfaqur linjat fantastike. E modelja natyrisht që nuk ndjehet e turpshme që të tregojë ase...

17:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI