Flash

7 arsye pse të flini pa rroba

Lapsi.al 16 April 2018
7 arsye pse të flini pa rroba

Sipas studimeve  vetëm 30% prej nesh flenë lakuriq dhe pjesa tjetër preferojnë të qëndrojnë me të brendshme ose të blejnë pizhame të rehatshme. Por se cila nga këto është më e mirë për shëndetin tonë nxit debat. Kjo pasi disa thonë se gjumi me rroba ka më shumë përfitime shëndetësore sesa mund të mendojmë ne. Dhe të tjerë theksojnë se kjo nuk vlen për të gjithë.

Më poshtë ju tregojmë disa nga faktet më të rëndësishme që ndikojnë nëse flini siç ju ka bërë nëna natyrë:

1.Ju ndihmon të keni një gjumë më të thellë.

Shkencëtarët nga Universiteti i Amsterdamit kanë zbuluar se ulja e temperaturës së lëkurës rrit mundësinë që sytë të mbyllen dhe zvogëlon numrin e herëve që mund të zgjoheni gjatë natës. Fjetja zhveshur është një mënyrë e mirë për të ulur temperaturën e lëkurës pa ndryshuar temperaturën e dhomës tuaj të gjumit, në mënyrë që të mos ftoheni.

Për më tepër, pizhamet kufizojnë lirinë tuaj të lëvizjes. Fjetja lakuriq do të thotë që ju nuk duhet të shqetësoheni se mos rrobat ju mblidhen dhe kjo ju ndihmon të keni një gjumë më të mirë dhe më të thellë.

2.Ju ndihmon të humbni peshë.

Për fat të keq, nuk mund të bëhemi të dobët vetëm duke fjetur, por në kombinim me një dietë dhe stërvitje të rregullt, gjumi i duhur mund të ndihmojë të humbisni një peshë të vogël. Sipas studiuesve të lidhur me Institutet Kombëtare të Shëndetit, fjetja në temperatura të ulëta nxit metabolizmin dhe parandalon përparimin e diabetit. Përveç kësaj, niveli i kortizolit, hormoni i stresit, gjithashtu luan një rol këtu. Ndërkohë që flemë mbinxehja, nivelet e kortizolit tona qëndrojnë të larta. Kjo, nga ana tjetër, mund të çojë në shtimin e peshës, në rritjen e ankthit dhe madje edhe në dëshirën për ushqime të thata.

3.Ndihmoni lëkurën tuaj.

Gjatë gjithë ditës, këmbët dhe pjesët tona intime mbulohen nga shtresa të shumta rroba. Duke mos i veshur rrobat e gjumit, ne i japim trupit tonë dhe sidomos pjesëve që kanë tendencën të djersen më shumë, një shans për "të marrë frymë". Kjo mund të zvogëlojë rrezikun e disa sëmundjeve të lëkurës.

Për më tepër, fjetja në temperatura të ulëta mbron qelizat tona dhe ka një efekt anti-plakje. Kjo ndodh falë melatoninës, i quajtur edhe "hormoni i gjumit", i cili është përgjegjës për parandalimin e plakjes së qelizave.

4.Ndihmon në mbajtjen e flokëve të bukur.

Djersa mund të dëmtojë seriozisht flokët tuaj. Djersa e thatë lë shumë kripë që mund të irritojë kokën tuaj dhe të bëjë flokët më të prekshëm ndaj këputjeve. Fjetja në temperatura të ftohta do t'ju lejojë të djersitni më pak dhe të keni flokë të bukur dhe më të fortë.

5.Mban organet riprodhuese "më të lumtura".

Organet riprodhuese të femrave mund të jenë një mjedis i mirë për zhvillimin e kërpudhave dhe baktereve. Fjetja lakuriq ndihmon për ta mbajtur këtë zonë të ftohtë, të thatë dhe "ajrosur", dhe kjo zvogëlon rrezikun e mbinxehjes.

Për burrat, të brendshmet e shtrënguara mund të ndikojnë në cilësinë e spermës dhe shëndetin riprodhues. Për të ulur këto rreziqe, rekomandohet t'i hiqni mbathjet para gjumit.

6.Ndërton vetëbesim.

Vetëbesimi është çelësi për një karrierë të suksesshme dhe një jetë shoqërore të përmbushur. Fjetja lakuriq ju ndihmon të bëheni më të sigurt për lëkurën tuaj. Dhe kur të jeni të kënaqur me trupin tuaj ashtu siç jeni, ju keni vetëbesim në çfarëdolloj veshjeje që vishni gjatë ditës.

7.Përmirëson jetën bashkëshortore.

Sipas studimit të mbi 1000 personave, ata që flenë lakuriq kanë martesa dhe marrëdhënie më të lumtura. 57% e tyre raportuan se kishin marrëdhënie më të kënaqshme romantike me partnerin e tyre, krahasuar me vetëm 48% të atyre që flinin në pizhame.

Të këshilluara

E kuqja, mbizotëruese në pranverë (FOTO)

Pasi lamë pas dimrin, ngjyra e pasionit është rikonfirmuar si një nga ngjyrat më ‘in’ në  modë, veçanërisht nuancat e saj më të gjalla. E kuqja është veshur edh...

16:20

Instagram sjell risinë e njëjtë me Apple

Risia e quajtur ndryshe ‘fokusim’ do ti jap mundësin përdorueseve të vendosin fokusimin tek fytyra dhe të zbusin objektet e tjera për rreth që në këtë mënyrë të...

16:56

Çfarë të fshini sa më parë nga facebook

Ka disa informacione të caktuara të cilat ndoshta nuk është mirë t’i ndani me tjerët në internet. Vlen të ceket se skandali i fundit ‘Cambrige Analytica’ ka ...

14:09

"Instagram" vjen me risinë më të re

Rrjetet sociale po na bëjnë çdo ditë e më shumë të varur ndaj tyre dhe shumë shpesh nxjerrin risi të reja për të afruar sa më shumë përdorues. Të gjithë jemi fi...

17:54

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI