Flash

Të martën hapen negociatat. Po Tahiri?

Lapsi.al 13 April 2018
Të martën hapen negociatat. Po Tahiri?

Java që vjen do të jetë vendimtare për Shqipërinë sa i përket procesit të integrimit, pasi do të mësojmë çfarë do të ndodhë me hapjen e negociatave me BE-në. Deri më tani asgjë nuk dihet me siguri. Tv Klan ka raportuar se të martën vendi ynë do të marrë dritën jeshile nga Komisioni Europian. Pra, pritet të kemi një rekomandim pa kushte për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Kjo do të komunikohet nga Federica Mogherini dhe Johanes Hahn të cilët do vijnë për vizitë në Tiranë. Por ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka treguar sot bisedën që pati zhvilluar me një diplomat të akredituar në vendin tonë. Ai i kishte thënë se një vend anëtar i BE-së është kundër hapjes së negociatave për shkak të Saimir Tahirit.

Ish-ministri i Brendshëm po i bëhet një barrë e rëndë Shqipërisë, tha Besnik Mustafaj, duke iu referuar bisedës me diplomatin e akredituar në Tiranë. Tahiri akuzohet nga opozita dhe prokuroria si i përfshirë në trafikun e drogës me grupin e Habilajve. Emri i ish-ministrit të Brendshëm përmendet edhe në raportin vjetor të Fredoom House. Refuzimi i PS-së në Kuvend ndaj kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Tahirit, e zhbëri përparimin në luftën kundër kanabisit gjatë vitit 2017 vlerëson ndër të tjera Freedom House.

“Bllokimi i kërkesës së prokurorisë me vota parlamentare, shoqëruar me agresion verbal nga ana e Ramës ndaj prokurorëve që bënë kërkesën konsiderohet fenomen veçanërisht negativ për shkak se cënon pavarësinë institucionale të prokurorisë nga politika’, thuhet në raport. Nga ana tjetër, ambasadori amerikan Donald Lu, u shpreh para një jave se besonte që Tahiri ishte pranë ndjekjes penale për çështjen për të cilën akuzohet.

“Shikoni Saimir Tahirin, ish-Ministri i Brendshëm shumë i fuqishëm. Po hetohet dhe besoj se jemi pranë ndjekjes penale në këtë çështje. Nuk jemi pranë përfundimit të çështjes, por është pozicioni i Qeverisë së SHBA dhe i Ambasadës së SHBA se çështja kundër Saimir Tahirit meriton të vendoset nga një gjykatës, jo të vendoset nga politikanët, jo të vendoset nga prokurorët që nuk bëjnë punën, por duhet të vendoset nga një gjykatës që do të shohë me transparencë provat e çështjes. Kemi parë tashmë në media shumë prova…” – tha ambasadori Donald Lu.

Ndonëse paraprakisht është raportuar se rekomandimi për hapjen e negociatave do të jetë pa asnjë kusht, për shkak të progresit të vettingu, reformës në drejtësi dhe luftës kundër kanabisit e krimit të organizuar, mbetet për t’u parë si do të rrjedhin gjërat në hapësirën dy mujore nga dhënia e rekomandimit deri tek marrja e vendimit përfundimtar prej Këshillit Europian. A do ta kushtëzojnë vendet skeptike hapjen e negociatave me arrestimin e Saimir Tahirit? Mbetet të presim!

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI