Flash

(FOTO) SHBA nis 10 luftanije dhe dy nëndetëse bërthamore drejt Sirisë

Lapsi.al 13 April 2018
(FOTO) SHBA nis 10 luftanije dhe dy nëndetëse bërthamore drejt

Dymbëdhjetë luftanije gjigande amerikane janë duke lundruar drejt Sirisë. Aeroplanmbajtësja  “USS Harry S Truman”, që transporton mbi 90 aeroplanë është duke u shoqëruar nga pesë luftanije të tjera të mëdha që janë nisur drejt Europës dhe Lindjes së Mesme.

Katër luftanije të tjera besohet se janë afër detit Mesdhe, përfshirë këtu anijet Donald Cook, Porter, Carney dhe Laboon, si dhe dy nëndetëse bërthamore Georgia dhe John Warner.

Lundrimi i 12 luftanijeve gjigante amerikane në këtë mision të rëndësishëm konsiderohet si lëvizja më e madhe ushtarake amerikane që nga pushtimi i Irakut në vitin 2003.

Ndërkaq ditët e fundit ka pasur përplasje deklaratash midis SHBA dhe Rusisë për sulmet kimike të kryera ndaj civilëve në Siri. Amerika fajëson presidentin Bashar al-Assad për sulmet kimike, ndërsa Rusia i mohon kategorikisht këto akuza duke e mbrojtur Assadin.

Të këshilluara

Italia kundër ndërhyrjes ushtarake në Siri

Italia nuk e ka ende një qeveri pas zgjedhjeve të fundit dhe Roma nga analistët ndërkombëtare konsiderohet si “Thembra e Akilit” e koalicionit perëndimor në qën...

17:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI