Flash

Tjetër skandal godet Vatikanin/ Zbulohen 64 raste pedofilie në Kili

Lapsi.al 12 April 2018
Tjetër skandal godet Vatikanin/ Zbulohen 64 raste pedofilie në Kili

Vatikani është tronditur nga një tjetër skandal ku në një raport prej 2300 faqesh ku dokumentohen 64 raste abuzimi pedofilie nga kleri katolik në Kili iu është dorëzuar Papa Franceskut. Raporti është hartuar nga kryetari i kongregacionit të doktrinës fetare në Selinë e Shenjtë, arqipeshkopi maltez Charles J, Scicluna, shkruan Daily Mail.

Ati i Shenjtë informon se ka thirrur me urgjencë në Romë peshkopët kilianë për të dialoguar mbi vendimet që duhen marrë me vlerësimet e rastit ndaj informacionve të shtrembëruara që kanë mbëritur deri më sot nga kisha kiliane.

Dëshmitë e kësaj dosje kanë zbardhur abuzimet seksuale të kryera ndaj mjaft fëmijëve nga prifti e guida e tyre shpirtërore, kiliani Fernando Karadima e që janë mbajtur fshehur nga peshkopi Juan Barris Madrid.

“Dëshmitë e mbledhur në Kili mbi rastet e pedofilisë nga kleri vendas dëshmojnë mjaft jetë të pafajshme të kryqëzuara e kjo më shkakton dhimbje e turp,”- u shpreh Ati i Shenjtë.

“Pranoj se kam bërë gabime serioze të vlerësimit dhe të perceptimit të situatës për shkak të mungesës së një informacioni të vërtetë e të balancuar,”- u shpreh Papa Francesku.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI