Flash

Tensioni në Siri, Londra afron nëndetëset pranë zonës së sulmit

Lapsi.al 12 April 2018
Tensioni në Siri, Londra afron nëndetëset pranë zonës

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May urdhëroi zhvendosjen e nëndetëseve brenda rrezes së veprimit raketor në territorin sirian, për një manovër të mundshme kundër regjimit të Bashar al-Assad.

Sipas "Daily Telegraph", një manovër e tillë mund të fillojë që sot në mbrëmje. Raportohet se Theresa May thirri sot një mbledhje emergjente të kabinetit.

Megjithatë, "Daily Telegraph" shkruan se kryeministrja britanike ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar mbi pjesëmarrjen e Londrës në një ndërhyrje të tillë me aleatët.

“Por, burime qeveritare konfirmojnë se ajo po bën gjithçka është e nevojshme për të qenë në gatishmëri”, thekson gazeta.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI