Flash

Shokon Mariah Carey: Kam vuajtuar nga çrregullimi mendor

Lapsi.al 11 April 2018
Shokon Mariah Carey: Kam vuajtuar nga çrregullimi mendor

I ka shokuar të gjithë kjo deklaratë e fundit e këngëtares me famë botërore! Edhe pse, në daljet e ndryshme publike dhe përmes mediave, është marrë vesh gjithnjë çdo zhvillim i ri në aspektin privat, nga ndarjet, ribashkimet, raporti me fëmijët, e më pas muzika, askush deri më sot nuk e kishte menduar faktin që diva Mariah Carey paska vuajtur nga ç'rregullimi mendor bipolar i tipit II.

Për herë të parë, në një intervistë për revistën "People", këngëtarja ka folur për shëndetin e saj mendor dhe gjendjen aktuale, duke shtuar se: "Kam pasur momente të vështira në jetën time, kur kam menduar se po humbisja gjithçka. Nuk doja ta besoja, apo të kapja veten pas stigmës së një sëmundje e përjetshme mund të më përcaktonte potencialisht fundin e karrierës sime", ka thënë ajo.

Ikona 48 vjeçare e muzikës pop, e cila ka shitur më shumë se 200 milionë disqe muzikore në mbarë botën duke shënuar shpesh edhe rekorde, ka folur hapur për këtë periudhë të trishtë në jetën e saj, ku për shkak të këtij ç'rregullimi mendor i është dashur edhe të shtrohet në spital në vitin 2001.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI