Flash

Protestë në Afrikë, trupat e 16 viktimave para selisë së OKB-së (FOTO)

Lapsi.al 11 April 2018
Protestë në Afrikë, trupat e 16 viktimave para selisë

Protestuesit kanë vendosur së paku 16 trupa para selisë së Kombeve të Bashkuara në Republikën e Afrikës Qendrore.

Ata kërkuan që t’i jepet fund dhunës, duke thënë se trupat janë të civilëve të vrarë të martën, në përleshjet midis forcave të OKB-së dhe grupeve të armatosura në një lagje të kryeqytetit Bangui.

Misioni i OKB-së në Republikën e Afrikës Qendrore nuk e ka komentuar ende protestën. Trupat e tij kanë nisur një operacion të dielën, për të çarmatosur një milici në lagjen PK5.

Milicia e vetëshpallur myslimane pretendon se mbron banorët.

Republika e Afrikës Qendrore është zhytur në trazira në vitin 2013, kur rebelët myslimanë nga grupi ombrellë Seleka kanë marrë pushtetin në vendin me shumicë të krishterë. Një grup i milicive kryesisht të krishtera është ngritur për t’iu kundërvënë Selekës, shkruan rel.

Qeveria e re, e zgjedhur në vitin 2016, ka dështuar të sjellë paqe në Republikën e Afrikës Qendrore, e cila mbetet e paqëndrueshme prejse ka shpallur pavarësinë nga Franca, në vitin 1960.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI