Flash

"Playboy" zgjedh modelen e vitit (Foto)

Lapsi.al 11 April 2018
"Playboy" zgjedh modelen e vitit (Foto)

Flokë të gjatë, me ngjyrë të errët dhe me onde, thuajse tërësisht nudo, me përjashtim të çorapeve të gjata të zeza, me taka e doreza që shkonin deri sipër bërrylave. Kjo është “Femlin”, apo modelja që ka pozuar për revistën “Playboy” në plot 11 faqe, duke shenjuar kështu rikthimin e personazhit aq shumë të dëshiruar prej Hefnerit.

Ajo që ka luajtur rolin e personazhit ikonë të krijuar nga LeRoy Neiman, pas kërkesës së Hugh Hefner në vitin 1955, është pikërisht Nina Daniele, modelja 29-vjeçare nga Bronx i Nju Jorkut, që debuton kështu në kopertinën e revistës së famshme si “Playmate” i vitit 2018.

Shërbimi fotografik është vepër e fotografes Jennifer Stenglein, ndërsa në të Nina nxjerr të gjithë bukurinë e saj sensuale, thuajse gjysmënudo dhe superseksi.

Në fakt, te revista “Playboy”, modelja ka debutuar në publikimet e muajve prill-maj të vitit 2017, por tani, Cooper Hefner, djali i Hugh që ka marrë në duart e tij drejtimin e revistës pas vdekjes së themeluesit, e ka rikthyer në faqet e revistës më të famshme të femrave nudo për meshkujt, me synimin për të rigjallëruar ikonën “Femlin”.

Nina nuk është risia e vetme e madhe e kësaj reviste. Drejtori i ri kreativ, Cooper Hefner ka dashur gjithmonë të braktisë moton historike të “Playboy”-t si një revistë argëtuese për meshkujt, për ta zëvendësuar atë me moton “argëtim për të gjithë”.

“Përmbajtja e Playboy ka qenë gjithmonë e do të vijojë të krijohet nga këndvështrimi mashkullor. Por, e vërteta është se marka e Playboy po i adresohet tashmë një grupi fansash jashtëzakonisht të larmishëm, mes të cilëve edhe shumë grave që kanë bashkëpunuar me ne në shfaqje të ndryshme, përfshi edhe produktet tona apo bashkëpunimet rreth modës”, është shprehur drejtori i ri artistik./top.channel

Të këshilluara

Dasma mbretërore pa lidera politikë

Dasmat mbretërore britanike janë zakonisht ngjarje të rëndësishme shtetërore, ku presidentët dhe kryeministrat e vendeve të ndryshme të botës janë të ftuar. Das...

14:30

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI