Flash

EKSKLUZIVE/ Llalla: Donald Lu më kërkoi arrestimin e Ilir Metës (Dokumentat e Kongresit Amerikan)

Lapsi.al 11 April 2018
EKSKLUZIVE/ Llalla: Donald Lu më kërkoi arrestimin e Ilir Metës

Nga Dorian Kodra

Adriatik Llalla e ka pranuar publikisht se Donald Lu i kërkoi arrestimin e një politikani të rëndësishëm për korrupsion, por asnjëherë nuk e ka thënë se kush ishte ky politikan.

Në Opinion, Llalla tregoi historinë e takimit privat që pati me ambasadorin në zyrë, tha se i ishte bërë presion për Bankers Petroleum, e quajti sorosist, e akuzoi për shantazh por emrin e politikanit të shënjestruar nga ambasada amerikane e mbajti për vete.

(video e intervistës me Llallën në Opinion në 2 shkurt 2017) 

Pyetjes nëse ky politikan ishte Sali Berisha, Llalla nuk i dha përgjigje, duke lënë hapësira për aludime.

Profil/ Llalla, kryeprokurori antiamerikan

Por emrin e politikanit që iu kërkua të arrestohej nga ambasada amerikane, ish Prokurori i Përgjithshëm e ka treguar në Kongresin Amerikan, kur iu kërkua informacion në lidhje me ndikimin e Soros-it në Shqipëri.

Lapsi.al zbuloi një letër të Adriatik Llallës të publikuar në Maj të vitit 2017 në faqen e internetit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në letrën për Nënkomisionin e Kongresit Amerikan për Europën dhe Azinë, i drejtuar nga kongresmeni Dana Rohrabacher, Llalla tregon edhe një herë takimin me Donald Lu në Maj të vitit 2015, duke saktësuar se ambasadori ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës.

Në letrën e Llallës, dërguar Kongresit, shkruhet: “...Lu i sugjeroi Prokurorit të Përgjithshëm arrestimin e Ilir Metës, kryetar i Parlamentit dhe njëkohësisht kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në vlerësimin e z. Lu, Kryeparlamentari Meta ishte i korruptuar dhe po bllokonte Reformën në Drejtësi”.

Arrestimi i tij (sipas Lu) mund të ndihmonte Shqipërinë për t’u integruar në Bashkimin Europian, thotë Llalla, i cili vijon më tej, duke shpjeguar qëndrimin e tij: “Kjo kërkesë, tërësisht e papërgjegjshme, detyroi Prokurorin e Përgjithshëm të ndërpriste takimin, duke u shprehur se arrestimi i çdo njeriu, përfshirë edhe zyrtarët, mund të bëhet vetëm në bazë të provave”.

Debati duket se ka qenë i ashpër, pasi Llalla, në letrën drejtuar Kongresit, shkruan: “Prokurori i Përgjithshëm theksoi se kërkesa (e ambasadorit) ishte jo logjike dhe se, arrestimi i zyrtarëve të lartë, pa prova, rrezikon të sjellë destabilitet politik dhe social”.

Pjesa më e rëndë e këtij komunikimi vjen më poshtë, sipas përshkrimit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. “Përballë këtij qëndrimi (të prokurorit të përgjithshëm), Ambasadori Lu u shpreh se destabiliteti i mundshëm i Shqipërisë nuk përfshihej në prioritetet e tij”.

Hakmarrja e Lu ndaj Llallës, si bekim për Prokurorin e ri të Edi Ramës

Në nëntor, Adriatik Llalla u zëvëndësua në detyrë me Arta Markun dhe fill pas kësaj ish kryeprokurorit, iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me familjen.

Vendimi i firmosur nga ish sekretari i shtetit, Rex Tillerson u kontestua nga Llalla që akuzoi ambasadorin Lu se gënjeu departamentin e shtetit.©Lapsi.al

Meta kundër ambasadorit amerikan, merr në mbrojtje kryeprokurorin Llalla

Të këshilluara

5 arsyet/ BE e tmerruar nga Viktor Orban

Viktor Orban fitoi bindshëm në zgjedhjet e përgjithshme të Hungarisë, duke siguruar një mandat të tretë për kryeministër. Rezultati do të trondisë të gjithë Bas...

18:28

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI