Flash

Dramë në “Bernabeu”/ Penallti për Realin në sekondën e fundit, Juve jashtë Champions

Lapsi.al 11 April 2018
Dramë në “Bernabeu”/ Penallti për Realin në

Real Madrid kualifikohet në 4 skuadrat më të mira të Europës në një ndeshje dramatike në “Santiago Bernabeu” përballë Juventusit në çerekfinalen e dytë të Champions League. Italianët kryesonin 3-0 deri në sekondat e fundit të takimit, rezultat që do ta çonte në shtesë ndeshjen pasi me të njëjtin rezultat e kishte fituar edhe Real në Torino. Ndërsa pritej mrekullia arbitri akordoi një penallti e cila u kthye në gol nga Ronaldo.

Reali i Madridit u befasua fillimisht pasi që në minutën e dytë është zhbllokuar rezultati nga miqtë me anë të Mario Mandzukic që kaloi Juventusin në avantazh. Në minutën e 12-të, Isco shënoi për Realin, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Në të 37-ën e pjesës së parë sërish sulmuesi kroat, Mandzukic që shënoi në portën e spanjollëve duke i çuar shifrat në 0-2. Në fraksionin e dytë kampionët e Italisë realizojnë edhe golin e tretë, duke barazuar rezultatin përgjithshëm në 3-3 me anë të Matuidi në të 61-ën.

Në fund akordohet një penallti e kontestuar për Realin. Për shkak të protestave Buffon u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa Ronaldo shënoi përballë Sheznit duke kualifikuar madrilenët. ©LAPSI.al

https://youtu.be/5Z9h9KplkHU

Të këshilluara

FOTO/ Laura i jep zemër Romës para Barcelonës

Roma në Champions është thirrur këtë të martë në mbrëmje të përmbushë një detyrë thuajse të pamundur për të mposhtur Barcelonën pas humbjes 4-1 të një jave më p...

17:30

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI