Flash

VIDEO/ Tregtarët në protesta, si po e favorizon skema e TVSH-së biznesin e madh

Lapsi.al 10 April 2018
VIDEO/ Tregtarët në protesta, si po e favorizon skema e TVSH-së

Biznesi i vogël ka ulur qepenat në të gjithë vendin në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë për ta përfshirë në skemën e TVSH-së. Në të gjitha tregjet e qyteteve të mëdha tregtarët iu përgjigjën nismës së opozitës për të protestuar kundër qeverisë.

Në tregun tek Medreseja, tregtarët thanë se taksa e re po i çon drejt falimentimit, pasi fuqia blerëse ka rënë prej vitesh.

“50 mijë lekë në muaj i do ekonomisti, 800 lekë çdo muaj e do blloku i faturës tatimore, duhen para për koalidimin e kasës një herë në vit, taksa të tjera po ashtu, po shkojmë drejt falimentit” u shpreh një tregtare tek Medreseja në Tiranë.

“Po na pinë gjakun. Asgjë nuk po formalizohet. Po shkojmë drejt falimentit. Ne vetëm nxjerrim lekë, nxjerrim lekë, deri sa tani do falimentojmë fare” u shpreh një tjetër.

“Duhet t’i kishim mbyllur qepenat me kohë, jemi të vonuar, taksat janë shtuar. Ka dy vite që nuk blen më njeri. Muajt e fundit kemi dalë me humbje” u shpreh një tregtare në intervistat për Neës24.

Të irrituar kanë qenë edhe tregtarët e Durrësit. Një tregtare tregoi se Edi Rama kishte ardhur në fushatë në këtë treg dhe i kishte thënë tregtarëve se nuk do të paguajnë TVSH.

“Përse i bën kto pislliqe ai? Ne vujmë për çapën e bukës! Ku është ai Edi Tama të thotë për ca ju premtova, apo sot që zuni karrigen i ka harru. Si veri, si jug duhet ta përmbysi kët maskara. Kemi parë taksa, po kurrë në kët pikë".

Të ngrihet veriu dhe jugu? Ku do shkojmë të hamë ne? Edi Rama ta mbajë fjalën ai maskara atje ku është, ai qelbanik!” u shpreh e irrituar tregtarja.

Futja e skemës së TVSH do të aplikohet edhe për të gjithë bizneset me xhiro nga 50 milion lekë të vjetra deri në 20 milion.

Nga 1 Prilli, tregtarët detyrohen të paguajnë taksën e re që do t'i ulë fitimin. Por biznesi i vogël thotë se gjendja është vështirësuar vitet e fundit. Fitimet janë të ulta dhe shumë prej tyre rrezikojnë falimentimin nëse ngarkohen me një taksë të re.

Për ta evituar pagesën e TVSH-së, opsionet janë disa. Biznesi i vogël mund të rrisë çmimet duke ia kaluar barrën e pagesës blerësve. Në këtë rast ekziston rreziku i largimit të klientelës, duke marrë parasysh se fuqia blerëse është në rënie.

Opsion tjetër është fshehja e xhiros, nëpërmjet mosdeklarimit. Mosdhënia e kuponit tatimor në këtë rast rrezikon gjobat e rënda të tatimeve.

Si në rast falimentimi të biznesit të vogël, ashtu edhe nëse rriten çmimet, blerësi orientohet drejt bizneseve të mëdha pas këtij vendimi të qeverisë. Rrjetet e supermarketeve, lokaleve apo restorantevev të mëdha dhe biznese të tjera me xhiro mbi 50 milionë lekë dhe që tashmë janë në skemën e TVSH, janë të favorizuara nga ky vendim i qeverisë.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/04/WhatsApp-Video-2018-04-10-at-13.08.30.mp4"][/video]

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/04/WhatsApp-Video-2018-04-10-at-13.08.30.mp4"][/video]

 

Të këshilluara

5 arsyet/ BE e tmerruar nga Viktor Orban

Viktor Orban fitoi bindshëm në zgjedhjet e përgjithshme të Hungarisë, duke siguruar një mandat të tretë për kryeministër. Rezultati do të trondisë të gjithë Bas...

18:28

Faktet / Rama korruptuesi më i madh i mediave

Kryeministri Rama sa herë është në hall ose sa herë kapet me presh në duar, përdor të njëjtën manovër për të dalë nga situata. Fajin e ka Saliu dhe mediat e kaz...

14:57

Zbythet Edi Rama, tërhiqet nga taksa

Kur Edi Rama dha lajmin se do të tërhiqet nga taksa në Rrugën e Kombit, deputetëve socialistë i shpëtoi një duartrokitje në sallën gjysëm bosh të parlamentit. M...

10:56

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI