Flash

VIDEO/ Dy fytyrat e Edi Ramës me tregtarët e vegjël, para dhe pas zgjedhjeve

Lapsi.al 10 April 2018
VIDEO/ Dy fytyrat e Edi Ramës me tregtarët e vegjël, para dhe pas

Çlirimi i biznesit të vogël nga taksat ka qenë ndër kuajt e preferuar të Edi Ramës në betejën e fushatës së PS në vitin 2013. Në opozitë, Rama i shkonte tregtarëve derë më derë dhe dëgjonte me durim ankesat për rënien e fuqisë blerëse, për barrën e rëndë të taksave apo se si shtynin me vështirësi ditët duke menduar për falimentimin.

Edi Rama i shtrëngonte duart, i përqafonte në fushatë, tregonte mirëkuptim dhe mbështetje që pasoheshin nga konferenca shtypi, ku i qahej halli tregtarëve, bëheshin llogaritë e dyqaneve të vogla dhe përsëriteshin premtimet për taksa zero.

VIDEO ME POSHTE

https://www.youtube.com/watch?v=FJBq6nnP6OI

 

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/04/Rama-ne-2013.mp4"][/video]

Para zgjedhjeve të vitit 2017, mburrej me lehtësirat e krijuara për bizneset e reja. Në një takim me të rinj që sapo kishin hapur një biznes, Rama e quajti një stimul shumë të madh për biznesin e vogël heqjen e taksave. "Edhe e përgjysmuar siç ishte, prap ishte problem" është shprehur Rama duke folur me ta para zgjedhjeve.

https://www.youtube.com/watch?v=BJACVR0Eoy4&feature=youtu.be

Në asnjë pikë të programit të Partisë Socialiste për zgjedhjet e shkuara nuk u përmend mundësia e rikthimit të biznesit të vogël në skemën e TVSH-së.

Përkundrazi, në fushatë përmendej si arritje heqja e tatimit për biznesin e vogël, si një përfitim për 83 mijë familje që mbijetojnë me këto biznese.

 

Të këshilluara

5 arsyet/ BE e tmerruar nga Viktor Orban

Viktor Orban fitoi bindshëm në zgjedhjet e përgjithshme të Hungarisë, duke siguruar një mandat të tretë për kryeministër. Rezultati do të trondisë të gjithë Bas...

18:28

Faktet / Rama korruptuesi më i madh i mediave

Kryeministri Rama sa herë është në hall ose sa herë kapet me presh në duar, përdor të njëjtën manovër për të dalë nga situata. Fajin e ka Saliu dhe mediat e kaz...

14:57

Zbythet Edi Rama, tërhiqet nga taksa

Kur Edi Rama dha lajmin se do të tërhiqet nga taksa në Rrugën e Kombit, deputetëve socialistë i shpëtoi një duartrokitje në sallën gjysëm bosh të parlamentit. M...

10:56

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI