Flash

Tensionet në Egje/ Ushtarët grekë qëllojnë drejt helikopterit turk

Lapsi.al 10 April 2018
Tensionet në Egje/ Ushtarët grekë qëllojnë drejt

Ushtarë grekë kreu të shtëna paralajmëruese për të detyruar një helikopter turk të kthehej nga një ishull në detin Egje’.

Lajmi u bw i ditur nga televizioni shtetëror grek, ERT, duke cituar Ministrinë greke të Mbrojtjes.

”Helikopteri turk, që fluturonte ulët mbi ishullin e vogël grek, Ro, kishte detyruar trupat greke të hapnin zjarr me plumba gjurmëlënës”, njoftoi televizioni grek, ERT.

Nuk ka ende njw konfirmim nga ushtria greke.

Greqia dhe Turqia kanë mosmarrëveshje dhjetëravjeçare lidhur me të drejtat detare dhe ishullin e ndarë të Qipros, pavarësisht se të dyja janë anëtare të NATO-s.

Shkurtin e kaluar, roja bregdetare turke goditi një anije të rojes bregdetare greke në juglindje të Egjeut.

Ishulli Ro ka një sipërfaqe prej 2.6 kilometrash katrore dhe është i pabanueshëm, përveç një njësie të vogël ushtarake greke.

Të këshilluara

Del nga burgu ish-Presidenti i Katalonjës

Ish-Presidenti katalanas, Carles Puigdemont doli nga burgu në Gjermani, pasi pagoi 75 mijë euro për lirimin e tij me kusht, deri sa të merret vendimi për ekstra...

18:57

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI