Flash

Shkencëtarët: Kufomat e ngrira mund të rikthehen në jetë pas 50-100 vitesh

Lapsi.al 10 April 2018
Shkencëtarët: Kufomat e ngrira mund të rikthehen në

Dennis Kowalski, presidenti i Institutit Cryonics në Michigan beson se shkencëtarët mund të ringjallin një kufomë brenda 50-100 viteve.

Sipas tij, përdormi i qelizave burimore për të riparuar qelizat dëmtuese, mund të ndihmojë në ringjalljen e pacientëve të ngrirë, madje të duken edhe më të rinj seç ishin para se të vdisnin.

Ai gjithashtu vazhdon i bindur se njeriu i parë i ngrirë mund të ringjallet brenda 50-100 viteve të ardhshme.

Instituti Cryonics në Michigan, është një organizatë që ofron shërbime të ngrirjes njerëzore për 28,000 dollarë për person (20,200 paundë).

Rreth 2,000 njerëz kanë vënë emrat e tyre për të ngrirë kriogjenisht nga instituti Z. Kowalski dhe më shumë se 100 kafshë shtëpiake dhe 160 njerëz janë ngrirë tashmë në laboratorin e tyre.

“Pas arrestit kardiak, ju keni rreth 5 minuta deri në gjysmë ore për të ringjallur dikë”,- thotë Kowalski.

Por kjo varet nga temperatura dhe për sa kohë ata janë gjallë.

Kowalski tha se puna e tij konsiston në zgjatjen e hulumtimit të qelizave burimore dhe se qelizat burimore mund të injektohen në pacientë të ngrirë në mënyrë kriogike për të ndihmuar në riparimin e qelizave të dëmtuara.

“Ata nuk do të injektohen me qelizat burimore tradicionale derisa ato ngrihen. Kjo duhet të ndodhë kur ata kanë filluar proçesin e ngrohjes dhe qelizat staminale të reja, do të jenë shumë më ndryshe nga qelizat staminale që kemi sot. Po përpiqemi të ruajmë ADN-në dhe mendjen tuaj. Nëse deri më tani arritja më e madhe ishte klonimi juaj, duhet të kuptojmë se do të dukeshit identik por sërish do të ishte një person tjetër’, - u shpreh Kowalski.

Cryonics, i njohur edhe si cryogenics dhe cryopreservation, është arti i ngrirjes së një trupi të vdekur ose pjesëve të trupit në mënyrë që ato të ruhen.

Instituti Cryonics deklaron se vdekja absolute mund të thuhet të ndodhë vetëm kur informacioni thelbësor i trurit është shkatërruar.

Ruajtja e trurit është qëllimi përfundimtar i asaj që synon të arrijë krio-ruajtja.

Si funksionon

Proçesi mund të bëhet vetëm pasi trupi është shpallur i vdekur ligjërisht.

Ngrirja e thellë e trupit në -196 ° C.

Komponimet anti-ngrirëse injektohen në kufomë për të ndaluar qelizat së dëmtuari. Por suksesi i këtij proçesi qëndron në shpresën se shkenca mjekësore do të përparojë aq sa duhet për të sjellë pacientin në jetë.

Në mënyrë ideale, ajo fillon brenda dy minutash pas ndalimit të zemrës.

Trupi duhet të jetë i mbushur me akull dhe të injektohen kimikate për të zvogëluar koagulimin e gjakut, pastaj ftohur deri në -130 ° C.

Hapi përfundimtar është vendosja e trupit në një enë që zhytet në një rezervuar azoti të lëngët në -196 ° C.

Por ka edhe shumë skeptikë për këtë proçes të jashtëzakonshëm. Sipas tyre organe të tilla si zemra dhe veshkat nuk mund të ngrihen dhe shkrihen.

Është thuajse e pamundur që një trup i tërë dhe truri, të mund të jenë pa dëmtime të pakthyeshme.

Sa kushton? 

Pagesat në Institutin Cryonics fillojnë nga rreth 35,000 dollarë .

Sa do të jetë jetëgjatësia e njerëzve që janë rikthyer në jetë? Organizatat Cryonics pretendojnë se mund të jetë dekada apo edhe shekuj.

Të këshilluara

"Instagram" vjen me risinë më të re

Rrjetet sociale po na bëjnë çdo ditë e më shumë të varur ndaj tyre dhe shumë shpesh nxjerrin risi të reja për të afruar sa më shumë përdorues. Të gjithë jemi fi...

17:54

Hoteli i parë në hapësirë

Ju kishte shkuar mendja që të shkoni për pushime në hapësirë dhe për më tepër të shijoni orbitën në një hotel luksi. Kjo do të jetë e mundur jo shumë larg po...

14:15

4 gënjeshtrat që femrat thonë në shtrat

Keni gënjyer ndonjëherë ju? Shpeshherë janë fjalë në mënyrë tejet “të pafajshme”, herë të tjera duke qenë plotësisht të ndërgjegjshme. Sido që të jetë gënjes...

21:19

"Google Maps" tashmë dhe në gjuhën shqipe

Gjatë udhëtimeve tona në kërkim të destinacioneve të reja google maps është një bashkëshoqërues i pandashëm. Pas 14 vjetësh Google maps ka prekur kulmin e për...

19:20

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI