Flash

Donald Trump anulon samitin e Amerikave për sulmin kimik në Siri

Lapsi.al 10 April 2018
Donald Trump anulon samitin e Amerikave për sulmin kimik në Siri

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk do të marrë pjesë, ashtu siç ishte parashikuar, në samitin e Amerikave, që do të zhvillohej këtë fundjavë në Lima, por do të qëndrojë në Uashington për t’u marrë me dosjen siriane, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

“Më kërkesën e presidentit Trump, zëvendëspresidenti Mike Pence do të marrë pjesë në samitin e Amerikave”, - u shpreh Sarah Sanders, zëdhënëse e ekzekutivit amerikan.

“Presidenti do të qëndrojë në SHBA për të mbikëqyrur përgjigjen amerikane kundër Sirisë”, shtoi Sanders.

Regjimi sirian i presidentit Bashar al-Assad akuzohet se ka kryer një sulm kimik në qytetin Duma, ku humbën jetën plot 78 civilë, mes të cilëve edhe fëmijë. Regjimi sirian mohon akuzat se ka kryer këtë sulm.

Donald Trump njoftoi ditën e djeshme se brenda 48 orëve do të ketë dalë me një vendim zyrtar për të ndërhyrë ushtarakisht në Siri.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI